Jimmy Kimmel është rikthyer fuqishëm në ekran pas pezullimit të përkohshëm nga ABC, duke thyer rekordin e audiencës për emisionin e tij në “prime time”. Sipas të dhënave të ABC dhe kompanisë së matjes së audiencës Nielsen, episodi i transmetuar të martën mbrëma u ndoq nga 6.26 milionë shikues, shifra më e lartë ndonjëherë në orarin e zakonshëm të “Jimmy Kimmel Live!”.
Ky numër është shumë më i madh krahasuar me mesataren e këtij viti, që ka qenë rreth 1.55 milionë shikues për episod. Rikthimi i Kimmel vjen pasi emisioni u pezullua më 17 shtator për shkak të deklaratave të tij mbi atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, gjë që ndezi polemika të mëdha në SHBA.
Në hapjen e programit, Kimmel u shpreh se mbështet kompaninë Disney, por nuk ishte dakord me vendimin për pezullim, i cili ishte marrë nga CEO Bob Iger dhe Dana Walden, bashkëdrejtuesja e divizionit të argëtimit në Disney.
Pavarësisht polemikave, rikthimi i tij rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale: monologu i parë u pa mbi 26 milionë herë në YouTube dhe platformat e tjera online, duke treguar se popullariteti i Kimmel mbetet i madh përtej televizionit tradicional.
Shifrat e larta të audiencës u arritën edhe pse dy rrjete të mëdha televizive, Nexstar Media Group dhe Sinclair Inc., që mbulojnë rreth 23% të shtëpive amerikane, vendosën të mos transmetojnë episodin.
Burimi: Bloomberg
Nje liberal idiot me nje audience po idiote.
Llogarite edhe veten besoj sepse audience quhesh edhe kur lexon pavaresisht faktit idiot apo jo.
Ku tha ai me siper qe eshte audience e kimmelit?
….. dhe kete e thote enter”” kolotrypida, injoranti i qishes greke
Audienca me e madhe e ketij idioti se krahasuar me te tjere eshte akoma as sa gjysma e Greg Garfield ne Fox Channel.Prap nje genjeshter pa dashje.
Berti tru inerti. Sa te ka shkuar insuranca e shtepive o moterqire e gruakurve? Sa benzina, sa taksat, sa ushqimet, sa papunesia o motershkrdhyer?! Ju ka mesuar Enveri: edhe bar hani, por Trapin se tradhetoni. Bythqira lulishtesh nga mocali shkuat ne USA dhe kujtoni se u bete bosa o kokebosha. Rrace muti linde e rrace muti do ngordhesh o plehre.
Ky eshte idiot monoton me shume qesh vete se sa audienca…ke ka elektrizuar ky..???!!!… Budallenjte me siguri….
nuk kam pare asnje episod te Kimmel.... por arsyeja qe e pezulluan ishte kot. Drejtuesit e Disney-it jane njerzit, mbeshtetesit e Trump dhe kjo eshte e ditur....