Prej disa ditësh, modelja shqiptare Angela Martini është në qendër të vëmendjes së mediave online, pas postimeve dhe akuzave të saj që kanë qarkulluar mbi marrëdhënien e saj të dikurshme me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu. Teksa në rrjet po diskutohen deklaratat dhe akuzat e saj, Angela ka zgjedhur që të marrë vëmendje edhe në një tjetër formë duke publikuar fotografi të reja nga pushimet tropikale, ku ajo shfaqet tepër provokuese.
Në publikimin e saj më të fundit, me përshkrimin e shkurtër “Ndjenja ekzotike”, bukuroshja nga Shkodra sjell pamje që frymojnë luks dhe relaks. Ajo shfaqet duke notuar në një pishinë me pamje nga deti, veshur me një bikini me motive lulesh që thekson hijeshinë e saj natyrale.
Në një tjetër fotografi, e realizuar gjatë natës, ajo pozon në një fustan të zi me prerje të guximshme. Fotot kanë rrëbyer vëmendjen e ndjekësve duke mbledhur mijra komente edhe mbi deklaratat e ditëve të fundit./ E.K
Lini një Përgjigje