Angelina Jolie: E dua Amerikën, por tani nuk e njoh vendin tim

24 Shtator 2025, 11:49Lifestyle TEMA
Angelina Jolie: E dua Amerikën, por tani nuk e njoh vendin tim

Angelina Jolie foli për debatin mbi lirinë e fjalës që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Aktorja fituese e çmimit Oscar u pyet në një festival filmi në Spanjë gjatë fundjavës: “Çfarë keni frikë si artiste dhe si amerikane?”.

“Është një pyetje shumë e vështirë”, u përgjigj Jolie, sipas The Guardian.

“E dua vendin tim, por në këtë kohë, nuk e njoh vendin tim”, tha Jolie. “Gjithmonë kam jetuar ndërkombëtarisht, familja ime është ndërkombëtare, miqtë e mi, jeta ime”.
Ajo vazhdoi duke thënë: “Këndvështrimi im për botën është i barabartë, i bashkuar dhe ndërkombëtar. Çdo gjë, kudo, që ndan apo kufizon shprehjet dhe liritë personale të kujtdo, mendoj se është shumë e rrezikshme”.

“Këto janë kohë kaq serioze sa duhet të jemi të kujdesshëm që të mos flasim me lehtësi”, tha Jolie. “Këto janë kohë shumë, shumë të rënda në të cilat po jetojmë së bashku”. Jolie ishte në festival për premierën e filmit të saj të ardhshëm, “Couture”.

2 Komente

  1. T
    Te limte Angelina

    Bravo Angelina Jolie. Por kujdes se do te te heqe qytetarine amerikane gjeniu stabil qe kini ne krye.

    Përgjigjjuni
    1. J
      JD

      Stabil? Deshe te thoshe debil?!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje