Moderatorja e njohur sportive, Laura Woods, përjetoi një moment shqetësues gjatë transmetimit live të ndeshjes miqësore të Anglisë kundër Ganës, të martën, më 2 dhjetor.
Ndërsa po prezantonte ndeshjen në panelin e ITV së bashku me Ian Wright dhe Anita Asante, 38-vjeçarja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua papritur.
Pamjet treguan se ajo u përkul përpara, duke u mbështetur te kolegët që reaguan menjëherë për të mos e lënë të binte, por Woods ra në tokë para se kamera të ndërpritej.
Transmetimi u ndërpre menjëherë dhe u kalua në pamje të gjerë të stadiumit, e më pas në një bllok reklamash.
Shikuesit, të habitur dhe të shqetësuar, mbushën rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje. Komentet varionin nga lutjet për gjendjen e saj deri te falënderimet për reagimin e shpejtë të Ian Wright dhe Anita Asante që e ndihmuan në moment.
Pas rikthimit nga reklamat, rolin e saj e mori Katie Shanahan, e cila po raportonte nga terreni.
Ajo informoi publikun se Woods ishte ndjerë keq papritur, por tashmë ishte nën kujdesin e stafit mjekësor. Ndërkohë, më vonë gjatë ndeshjes, i fejuari i Woods, Adam Collard, bëri një deklaratë në rrjetet sociale, duke i qetësuar fansat.
“Laura është mirë dhe me njerëzit e duhur. Faleminderit për të gjitha mesazhet e mira".
Woods është një nga figurat më të respektuara të gazetarisë sportive në Britani, me një karrierë të gjatë në Sky Sports, përpara se t’i bashkohej TNT Sports në vitin 2023.
Hani bukë se ngelët me dieta , hani se vajtët në gop të sëmës.