I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

21 Prill 2025, 21:30Lifestyle TEMA
I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, sytë e shumë njerëzve janë kthyer drejt profecive të Nostradamusit, që sipas disa interpretuesve, parashikonin vdekjen e një “Pontifi shumë të vjetër” dhe një pasues të fundit para një fundi të mundshëm të epokës katolike.

Në librin e tij të famshëm Les Prophéties (1555), astrologu francez Michel de Nostredame shkruante: “Me vdekjen e një Pontifi shumë të vjetër / Do të zgjidhet një romak me moshë të mirë / Për të do të thuhet se dobëson fronin / Por do të qëndrojë gjatë.”

Po ashtu, ai përshkruante një pasardhës të mundshëm si: “Një burrë i ri me lëkurë të errët, me ndihmën e mbretit të madh, do t’ia dorëzojë çantën një tjetri me ngjyrë të kuqe.”

Këto vargje janë interpretuar si një paralajmërim për ndryshime të mëdha në udhëheqjen e Kishës Katolike madje, disa spekulojnë se pontifikati i ardhshëm mund të jetë i fundit përpara një ndryshimi epokal.

Papa Françesku, i pari papë me origjinë nga Amerika Latine, u përball me probleme të shumta shëndetësore vitin e fundit, përfshirë një pneumoni të rëndë që çoi në vdekjen e tij. Trupi i tij do të qëndrojë për homazhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara varrimit në Santa Maria Maggiore, ndryshe nga shumica e paraardhësve.

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri do të mbahet brenda dy javësh në Kapelën Sistine. Ndërkohë, diskutimet mbi profecitë e lashta, të hapura gjithmonë për interpretim, kanë ndezur sërish debate mbi të ardhmen e Kishës dhe rolin që mund të ketë pasardhësi i ri në një botë në ndryshim të shpejtë.

7 Komente

  1. g
    ganiu

    Akoma idiotët me të njëjtin gomarllëk? Sa herë vdes Papa i njëjti muhabet? A thu të jetë hera e vërtetë pas 100 herëve para kësaj? O beqira, po nuk doli dhe kësaj radhe, mo vrisni veten. Mosni aman se do na plasë cari pastaj. Gjëra që ndodhin, budallai nuk është as orë e prishur që tregojë kohën e saktë ndonjëherë në jetë.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nostrasuma

      Budalleqe. Nja pap i kuq, nje i si. Lajme jan keto? Kazan

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putana

        Pse na qenka Francesku pontifi? Apo ashtu thane gazetarucet e Meros?

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Po per zgjedhjet 2025 ne Albanistan cfare ka thene Nostradamusi ne vitin 1500 o Mero?

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            prit kur të mbarojnë dhe ta tregoj unë se çfarë ka thënë!!ai ka parashikuar gjithçka,pasi ka ndodhur!!psh ai ka shkruar,"një ylber me shumë ngjyra,do shfaqet diku nga pjesa e poshtëme!disa ngjyra do dallohen më shumë!njëra mbi të gjitha"!po fitoi rama "e kuqja,lejla a ça leshi e ka ngjyrën e partisë,do jetë ajo që do jetë mbi të gjitha!po fitoi saliu,do jetë ngjyra blu me nuanca lulkuqe buzkuqe,ajo më e dallushmja!po u bë balotazh!?vari karët se duhet mendu gjo tjetër!!ai ka parashikuar çdo gjë,bile dhe këtë fëndën që lëshova unë tashti!nuk e vërtetoj dot se përtoj ti lexoj të gjitha gomarllëqet e tij nga e para!!por që e ka parashikuar,jam i sigurtë!!

            Përgjigjjuni
          2. l
            lexuesi

            Na u bene te merzitshme dhe duket se jane sajesa sepse cdo dite na del ndonje profeci nga keta te panjohur qe na japin "parashikime" te bera qe ne kohen e matrazemit per ditet e tona , vetem budallenjte i besojne ose ata qe duan dhe kenaqen me genjeshtra....Ha...ha.....

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Do vdesin te gjithe patronazhistet nga vetmia, merzia , vreri, urrejtja , deshperimi dhe uria ( mungesa e sufllaqes) etj.., kur te vdesi Papa Rama nga Kokaina. PS. Kush me shan, ja qifsha familjet , motrat ca te kene femra ne shpi... meshkujt ja qifte mul Noka bashke me Paloken .....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje