Victoria Beckham ndan fotot nga 51-vjetori i ditëlindjes së saj

21 Prill 2025, 13:40Lifestyle TEMA
Victoria Beckham ndan fotot nga 51-vjetori i ditëlindjes së saj

Victoria Beckham festoi ditëlindjen e saj të 51-të me bashkëshortin e saj David Beckham, fëmijët dhe njerëzit e tyre të dashur, duke postuar foto në rrjetet sociale nga momentet e veçanta që kaluan. 

Beckham ndau fotografi nga festimi i saj në Instagram, duke mbishkrimin e postimit: Faleminderit që e bëtë ditëlindjen time kaq të veçantë. Familja dhe miqtë e mi, ju dua shumë të gjithëve.

Në foto, gruaja e David Beckham ka pozuar në një jaht, duke mbajtur një tortë me një qiri. Ajo shoqërohej në udhëtim nga ish-futbollisti dhe dy fëmijët e tyre, Romeo James Beckham dhe Harper Seven Beckham. Më vonë, familja darkoi me miqtë.

Lini një Përgjigje