Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Berisha, flet Kreu i Policisë

14 Gusht 2024, 13:15Lifestyle TEMA

Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Berisha, flet Kreu i Policisë


Pak ditë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Sakaq, dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia ka deklaruar më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.

Ditën e sotme, Kreu i Policisë së Shtetit, tha se shumë shpejt do të ketë një njoftim në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtuar ndaj Klea Prengës.

“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha Rrumbullaku.

1 Komente

  1. B
    Brigada

    @ Z Rrumbullaju. Kemi ndonje haber te ri apo kur te mbarojne pushimet gocat?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje