VIDEO/ Momenti prekës kur futbollistët suedez presin flokët për kolegun me kancer

14 Gusht 2024, 09:09Lifestyle TEMA

VIDEO/ Momenti prekës kur futbollistët suedez presin flokët


Skuadra suedeze e kategorisë së gjashtë Kalmar AIK publikoi një video emocionuese në të cilën të gjithë lojtarët rruajtën kokën për të treguar mbështetjen për kapitenin e tyre të prekur nga kanceri, Markus Herman, shkruajnë mediat e huaja.

Markus Herman u përlot me të hyrë në dhomën e zhveshjes, ku skuadra po filmonte me video gjithë momentin emocionues.

Më parë, Kalmar AIK kishte nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për Markus Herman në rrjetet sociale. Ata shkruan: “Ne jemi Klubi i Futbollit Kalmar AIK dhe qëndrojmë pranë shokut dhe shokut tonë më të mirë Markus, i cili u diagnostikua me kancer shumë të rëndë këtë verë”.

“Ne po mbledhim fonde për ta mbështetur atë në këtë kohë të vështirë, duke shpresuar që të lehtësojmë barrat e tij të përditshme dhe të kontribuojmë në trajtimin e tij.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Lini një Përgjigje