
Në vitet e fundit, operacionet plastike janë bërë një trend i pashmangshëm në industrinë e showbizit shqiptar. Nga ndryshimi i formës së hundës, zmadhimi i buzëve dhe gjoksit, deri tek ngrirja e mimikës dhe konturimi i fyryrës me mbushës koszmetik të quajtura “fillers”.., shumë prej vajzave të famshme kanë përqafuar ndërhyrjet estetike për të përmirësuar pamjen e tyre. Megjithatë, kjo ka sjellë një fenomen të ri: një uniformitet në pamjen e tyre.
Ndërhyrjet e njëjta, të cilat dikur konsideroheshin unike për të dalluar një individ, tani duket se kanë krijuar një standard të përcaktuar bukurie, ku shumë prej tyre duken si kopje të njëra-tjetrës. Pavarësisht arritjeve të tyre profesionale, fokusi i vazhdueshëm mbi pamjen fizike ka ngritur pyetje mbi ndikimin që këto operacione kanë në individualitetin dhe vetëbesimin e tyre.
Të gjithë po vënë re se vajzat e showbizit shqiptar janë duke humbur karakterin e tyre unik, ndërsa përpiqen të ndjekin një trend të caktuar bukurie. Ky fenomen ka nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku disa ndjekës shprehin shqetësimin se këto ndërhyrje kanë ndryshuar jo vetëm pamjen e tyre, por edhe perceptimin e bukurisë natyrale në shoqëri.
Në gallerinë e mëposhtme shihni disa nga personazhet e showbizit tonë, që shpresojmë të bëni dallimin midis tyre…
zot i madh cfare shpifsirash, vlla keto se kuptojne qe ne meshkujt duam femra natyrale, ato difektet e vogla e bejne njeriun me interesant, nderkohe qe truri im thote this is no go, nese sheh nje femer te tille. e ce do, e printon ne 3d printer me mire. plastike hesapi.
Buzevicizimi,silikonizim,botox,ngushtimi I vrimes,modelimi I lafshes se shkretetires se Gobit qe te mos jete shume e varur.Nja tre "vipe"duken sikur jane motra se sic duket I ka bere e njejta torno.Playback,moderatore dhe perfaqesuese te delegacioneve shqiptare te jashtezakonshme e fuqiplote te akredituara ne Republiken Demokratike te Dubait.
Te shpifura ne maksimum