Mirlind Daku konfirmon lidhjen e re, poston foto me partneren

13 Gusht 2024, 09:05Lifestyle TEMA

Mirlind Daku konfirmon lidhjen e re, poston foto me partneren


Mirlind Daku nuk është më beqar! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë. Ai ka postuar fotografi me të dashurën, në rrjetin social Facebook. Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, megjithatë pa zbuluar fytyrën e partneres së tij.

Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhqur interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.

Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi. Fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Dakun.

Mirlind Daku konfirmon lidhjen e re, poston foto me partneren

Lini një Përgjigje