
Menaxheri i Noizy-t ka reaguar pas thirrjeve të disa artistëve për protesta për lirimin e reperit, i cili ndodhet në qeli në pritje të ekstradimit drejt Kosovës ku është shpallur në kërkim për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub në Pejë.
Ermir Gjyzeli u shpreh se as familja e Noizyt dhe as stafi menaxherial nuk ka ndërmarrë masa për organizimin e asnjë proteste, duke theksuar se do ndjekin rrugën ligjore për pastrimin e emrit të tij.
Reagimi i plotë:
Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).
Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.
Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt
Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës! Stafi menaxherial
Kan protestu dy tre drogaxhinj nga plazhi durrsit kush domprotestoj tjeter per kte lyr