Në Shqipëri nuk pihet kafja në banak! Ja disa rregulla “të çuditshme” që i kanë vendet e tjera! 

10 Gusht 2024, 19:41Lifestyle TEMA
Në Shqipëri nuk pihet kafja në banak! Ja disa rregulla

Oficerëve të policisë italiane që do të shërbejnë në Gjadër të Shqipërisë iu dha një manual për qëndrimet dhe rregullat sociale të pranishme në vend. Në shumë zona të botës ekzistojnë konventa shoqërore të ndryshme, të cilat në pamje të parë mund të duken të çuditshme dhe larg atyre që janë tipike italiane. Këtu janë disa nga më të çuditshmet!

-Në Brazil, gjesti "ok" me dorën e ngritur, me gishtin tregues dhe gishtin e madh që formojnë një rreth, mund të interpretohet si një gjest vulgar, ekuivalent me gishtin e mesit të ngritur në Itali, informon dritare.net

Sipas traditës, në ish-Çerkezinë, në fillim hanë të mëdhenjtë e familjes dhe më pas të rinjtë. Çerkezët, në lashtësi një popull luftëtar, i shihnin momentet e drekës dhe darkës si momente cenueshmërie.

-Në Singapor ekziston një ligj që ndalon shitjen dhe importin e çamçakëzit për të ruajtur pastërtinë dhe mirësjelljen publike.

-Në Indi, vetëm dora e djathtë përdoret për të ngrënë, pasi dora e majtë konsiderohet e papastër. Kjo vlen edhe për aktivitetet e tjera të përditshme.

-Në shumë kultura aziatike, përfshirë kineze, shfryrja e hundës në publik shihet si një veprim johigjienik dhe i shëmtuar. Sekrecionet e hundës konsiderohen të papastra dhe lëshimi i tyre në prani të njerëzve të tjerë mund të shihet si një akt mosrespektimi.

-Në Danimarkë është tradicionale që në ditën e lindjes, 25-vjeçarëve të pamartuar t'u hidhet kanellë, ndërsa 30-vjeçarëve beqarë u hidhet piper. Legjenda thotë se pas disa muajsh ata do të takojnë personin e duhur.

-Në Japoni konsiderohet e sjellshme të bësh zhurma, si p.sh. të thithësh lëngun e mishit ose spagetit gjatë ngrënies dhe shihet si një shenjë vlerësimi për atë që përgatiti ushqimin.

-Në Tajlandë, koka konsiderohet pjesa më e shenjtë e trupit. Prekja e kokës së dikujt, qoftë edhe në mënyrë miqësore, shihet si mosrespektim dhe ofendues.

-Në Shqipëri kafeja konsumohet në tavolinë dhe shihet si një moment i rëndësishëm relaksi dhe socializimi.

Marrë nga Instagrami i Torcha.it

5 Komente

  1. M
    Macgr

    Meqenese ne vendet perendimore ne pergjithsi pijne kafe expres te vogla duke e kthyer nje here., kjo kulture eshte krijuar se ne kafenete ku kalojne makina,shoferet zbresin per nje kafe te vogel ndersa nepunesit nuk mund te rehaohen neper tavolina kur jane ne orarin e punes dhe dalin per pak. Keshtu mund ta kuptjme porosine per sjelljen e kontigjentit shoqerues te emigranteve.Sa per grate edhe po si hodhen syte ata ,ka qe i hedhin ato vete.NUK do jene te gjitha te martuara

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Ne Shqiperi jo domosdoshmetisht pihet ne tavoline kafeja, por me mire ulur. Tavoline ose kolltuk. Pra shqiptaret dhe ballkanasit kryesisht kafene duan ta pijne me ngè.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektesë

        Zakoni më kot që kemi marrë nga turqit. Turqit e nderruan dhe pijnë çaj, ndersa ne fshatrat tona pihet kafe "turke" si para 200 vjetësh. Madje ka edhe katunarë qe mburren se dijne ta bëjnë mirë kafen turke. Aq mire sa te jep ulçer ne stomak. Ndersa ne qytet kemi pordhacëri tjeter. Nje kafe express, qe është sa një gllenjke, duhet pire sikur po pi tre dopio raki. Ulet burri ne tavolinë dhe kerkon nje gllenjke kafe. Sidomos disa kllufa 20 vjeçare qe as shkrim e kendim nuk dinë, porosisin kafe, tangerlleku ne katin e shtatë, e pret sikur po i vjen ndonje tepsi me bakllava, ndez cigaren, dhe e rrufit kafen vetem pak fare, pak te maja e buzës. Se bën vaki e thith më shumë, mbaroi kafja. Ngre syte, se është vetëm fare në tavolinë, dhe shikoni gjithë pordhë majtas djathtas, kur ne xhep nuk ka lek as per bakshish. Ja ky është i riu ynë i sotëm, kafexhiu pordhac, Billy no mates, që seks mund te beje vetëm po perdhunoi ndonje femër, ose me lekë tek kurvat, se per te zënë dashnore duhet te lidhësh dy llafe. Ama, kafen e pi në tavolinë. Atë kafe, qe unë e pi per nje sekondë. Nje gllënjkë. Te paktën te pinin kafe irlandeze - dopio express e perzjere me dy dopio whiskey. Ajo po qe pihet në tavolinë. Ne kohën e Enverit edhe ne në tavolinë e pinim kafen, por ajo kafe kishte vetem emrin, sepse kafja ishte vetem sebepi per dy dopio fernet ose dy dopio konjak Skenderbeu. Prandaj uleshim ne tavolinë. Por vetëm? Vetëm? Vetem budallenjtë ulem ne kafene vetëm per te gelltitur nje gllënjkë express.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Se çfare ke dashur te thoje, besoj qe dhe ti vete nuk e di. Je zgjatur kaq shume saqe je bere lemsh nder rreshta. Qetesohu zoteri. Merre shtruar me nje kafe perpara, turke ose perendimore. Kujdes stomakun.

          Përgjigjjuni
          1. Ç'pate? Pse të dogji?

            Oh, e morem vesh. Ti qenke nje nga ata qe nje gllenjkë kafeje e bëjnë terkuzë per pordhë. Ta kesh shtepinë në Tiranë nuk do te thote automatikisht që je qytetar. Nga filmi "The Good Shepherd". Pyetja: "Ne italjanët kemi familjen dhe kishën, irlandezët kane atdheun, hebrejtë kane traditën, edhe zezakët kane muzikën e tyre. Por ju amerikanët, çfare keni?" Dhe personazhi i Matt Damon pergjigjet: "Ne kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Ndersa ne shqipetarët kemi kafenetë. Me ta bo kët pyetje ty mre Tironc, ti vetëm nji pergjigje ke: "Ne Tironcit e vjetër kena berberhonet". Opo lere fare. Komentuesit nuk duhet të merren me njëri tjetrin por me artikullin.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje