Trump përdori pa autorizim këngën e filmit Titanik,Celine Dion s’kursehet me kritika

12 Gusht 2024, 13:06Lifestyle TEMA

Trump përdori pa autorizim këngën e filmit Titanik,Celine Dion


Celine Dion ka reaguar ndaj  fushatës së Trump pasi u vendos kënga e saj hit, “My Heart Will Go On”, në një tubim të fundit në Montana, shkruajnëmediat e huaja.

Fushata nuk ishte e autorizuar të përdorte hitin e saj të vitit 1997, i cili është përgjithmonë i lidhur me filmin romantik të James Cameron të vitit 1997, Titanic.

“Sot, ekipi menaxhues i Celine Dion dhe kompania e saj diskografike, Sony Music Entertainment Canada Inc., u bënë të vetëdijshëm për përdorimin e paautorizuar të videos, regjistrimit, performancës muzikore dhe imazhit të Celine Dion duke kënduar “My Heart Will Go On” në fushatën e Trump/JD Vance në Montana. Në asnjë mënyrë ky përdorim nuk është i autorizuar, dhe Celine Dion nuk e miraton këtë apo ndonjë përdorim të ngjashëm”, shkruhet në një deklaratë të publikuar në llogaritë e artistes Twitter dhe Instagram.

Kundërshtimi i Dion vjen më pak se një muaj pas rikthimit të saj me një performancë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 Ndërkohë artistë të njohur si Rihanna, Rolling Stones, Ozzy Osbourne, Queen etj., kanë kundërshtuar më parë që në fushatat presidenciale të Donald Trump të përdoret muzika e tyre.

3 Komente

  1. M
    Matrapaz kengetare

    Kjo shtrige e ka mendjen tek parat.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump, never again.

      Thjeshte rrugac hajdut. Te gjitha ligjet e copyright e informojne perdoruesin perpara se te perdore kengen. Nje idiot qe nuk njeh asnje limit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Kjo psikopatja ndjek nje kult qe imitojne shtrigat.Eshte bere ta vesh ne baçe te trmbi zogjte.Pjerdh Trumpi per keto lloj bajgash qe kane mbajtur rradhe me muaj per ta takuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje