
Irina Shayk është një nga modelet më të njohura në botë.
Së fundmi, modelja ruse ka ndarë me 19 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotot teksa nxjerr në pah bukurinë dhe elegancën e saj, e veshur me bikini në ngjyrë jeshile fosforeshente të markës “Ivy Park” të këngëtares Beyonce.
Me flokët e çrregullta të hedhura krahëve, bukuroshja vendosi grim natyral, ku në sy binte ngjyra e kuqe e ndezur që Irina kishte përdorur për buzët.
Në moshën 36-vjeçare, Irina Shayk vazhdon të jetë një nga modelet më të kërkuara dhe më të admiruara.
Bukuroshja ruse njihet edhe për lidhjen e saj me aktorin dhe regjisorin amerikan Bradley Cooper, e cila zgjati për disa vite ku dyshja kanë edhe një vajzë së bashku.
(!) ISH