Ish-partnerja e këngëtarit të njohur ngjall debat me deklaratën: ‘Disa burra duan gra vetëm për fotografi’

8 Shtator 2025, 16:55Lifestyle TEMA
Ish-partnerja e këngëtarit të njohur ngjall debat me

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi, është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Përmes një pyetësori virtual, një ndjekës e pyeti për tradhtinë:

“A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund ta prishin një marrëdhënie?”
Selvije nuk ngurroi të japë mendimin e saj:

“Ka shumë gjëra që të bëjnë të mos e falësh një person. Ka partnerë që thjesht duan të krijojnë familje, por pa marrë asnjë përgjegjësi. Disa duan të kenë një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Disa të tjerë duan fëmijë, por jo për të dhënë dashuri e kujdes, thjesht për të bërë fotografi dhe për të treguar imazhin e një familjeje të lumtur, ndërkohë që nuk japin asgjë nga vetja as për fëmijën e as për bashkëshorten.”
Selvije theksoi më tej se kjo papërgjegjësi në një marrëdhënie mund të konsiderohet një formë tradhtie, shpesh më e dhimbshme se ajo fizike:

“Unë këtë e quaj tradhti, që është më e madhe se tradhtia klasike. Nuk ka tradhti më të madhe sesa të hysh në një marrëdhënie pa përgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote.”
Deklarata e saj ka shkaktuar komente të shumta, pasi ndodhet në një fazë të ndjeshme pas ndarjes nga Kasapi./ E.K

3 Komente

  1. .
    .

    Shpati bythqim, e dine te gjithe

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dea

      Po ti je bere si kineze, humbe identitetin me ato operacione! Dhe mbiemrin e bere kinez a japonez: Jao!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Shpati rrot kari

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje