Këngëtarja e njohur shpërthen ndaj ish partnerit: Fëmija në spital, ndërsa babai shkon për hiking

10 Janar 2023, 09:23Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur shpërthen ndaj ish partnerit: Fëmija

Këngëtarja Tuna Sejdi ka pasur një reagim të ashpër ndaj ish partnerit të saj Patris Berisha, për shkak se nuk ndodhej pranë djalit të tyre, i cili është i shtruar në spital.

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Tuna nuk është mjaftuar vetëm me këtë ‘thumb’ ndaj Berishës, ajo bëri një tjetër postim të dytë në “InstaStory”, shoqëruar me foton e djalit të saj që ndodhet në ambientet e spitalit.

”Babai që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të shtruar në spital”, shkruan Tuna.
Pas kësaj, këngëtarja ka ndarë një tjetër foto, ku tregon se  ish-partneri i saj ka shkuar të vizitojë djalin e tyre.

1 Komente

  1. b
    buc

    zgjedhin burra barbona dhe pastaj ankohen. po mos bej femije me kedo o baldose

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje