Një episod i pazakontë shoqëroi ndeshjen e parë të sezonit në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Arsenalit (0-1). Modelja dhe ylli i OnlyFans, Shania Howard, ka pretenduar se iu refuzua hyrja në stadium për shkak të paraqitjes së saj provokuese.
Howard, një tifoze e zjarrtë e “Djajve të Kuq”, u shfaq e pikturuar me bodypaint në formën e fanellës së United, të kombinuar me një pantallon të shkurtër. Ajo tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, bëri foto, xhiroi video për rrjete sociale dhe u bashkëbisedoi me fansa para fillimit të sfidës.
Megjithatë, sipas saj, rojet e sigurisë në hyrje e ndaluan dhe nuk e lejuan të ndiqte ndeshjen, duke argumentuar se veshja nuk ishte në përputhje me rregullat e stadiumit.
“Jam e zemëruar, nuk është shaka. Erdhe për të parë ndeshjen dhe nuk më lanë të hyja. Do të bëj një ankesë zyrtare”, shkroi Howard në rrjetet sociale, ku postimi i saj mori menjëherë mijëra reagime.
Ngjarja ka shkaktuar debat në rrjet, mes atyre që mbështesin modelen dhe atyre që justifikojnë vendimin e sigurisë së stadiumit.
Femer me bole nuk kisha pare.Ne Angli çfare nuk ka ka thene Amarildo dhe qenka e vertete.
Punë kurvash. Çfarë pret!
duket e tera si pidh me dy kembe