Ditëlindja e 50-të e David Beckham u kthye në një moment të ndjeshëm për ish-futbollistin, jo për shkak të moshës, por për mungesën e djalit të madh, Brooklyn, dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në të gjitha festimet e organizuara për këtë rast. Edhe pse çifti ndodhej në Londër gjatë kohës së ngjarjeve, ata nuk morën pjesë në asnjë prej tyre, përfshirë eventet në Francë, kryeqytet dhe rezidencën familjare në Cotswolds, duke ngritur dyshime për një krisje serioze brenda familjes Beckham.
Burime pranë familjes thonë se nuk bëhet fjalë për një mosmarrëveshje të zakonshme, por për një distancim që vjen kryesisht për shkak të Nicola Peltz. Aktorja akuzohet se përpiqet ta shkëpusë Brooklyn-in nga familja, duke krijuar tensione para çdo ngjarjeje dhe duke ndikuar tek ai që të mos marrë pjesë. Dyshimet u thelluan edhe më shumë kur u përfol se arsyeja mund të ishte lidhja e vëllait të vogël, Romeo, me Kim Turnbull – një emër që kishte lidhje me të kaluarën e Brooklyn-it. Megjithatë, vëllai tjetër, Cruz, mohoi publikisht çdo lidhje të mëparshme mes Brooklyn dhe Kim, duke e quajtur një trill mediatik.
Sipas raportimeve, Brooklyn dhe Nicola kishin kërkuar të takoheshin vetëm me Davidin për ta uruar në mënyrë private, por kjo nuk u mirëprit nga familja. Po ashtu, Brooklyn refuzoi edhe një ftesë për një udhëtim peshkimi me babain dhe vëllezërit e tij, duke shmangur çdo kontakt familjar në një moment simbolik për të atin.
Ndërkohë, David Beckham organizoi një festë madhështore në restorantin Core në Londër, ku morën pjesë emra të njohur si Tom Cruise dhe disa prej miqve të tij të ngushtë. Në mungesë të Brooklyn-it, fjalimin për ditëlindjen e mbajti Romeo, duke zëvendësuar vëllanë më të madh në këtë rol simbolik.
Pavarësisht gjithë zhurmës dhe spekulimeve, burime të afërta me familjen Beckham theksojnë se David dhe Victoria mbeten të hapur për pajtim dhe e shohin rikthimin e djalit të madh si një dëshirë të sinqertë, pavarësisht tensioneve të momentit.
T'i qish t'emen, s'eshte e thene qe te gjitha gjerat te shkojne vaj ne jete. Diku keputet filli per te shkaktuar merzi edhe kur gjithcka duket me xixa e fishekzjarre.