Kryeministri slloven martohet me ish-Miss-in në një ceremoni luksoze në bregdetin Adriatik

9 Shtator 2025, 09:00Lifestyle TEMA
Kryeministri slloven martohet me ish-Miss-in në një ceremoni luksoze

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren Tina Gaber, ish-Miss Sllovenia dhe një figurë shumë e njohur në vend, në një ceremoni luksoze buzë Adriatikut.

Mediat sllovene e kanë cilësuar këtë si “dasmën e vitit”, ndërsa ceremoninë e ka udhëhequr kryetari i bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković.

Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit, si dhe figura të larta politike, përfshirë ministrat dhe zëvendëspresidentët e qeverisë sllovene, Klemen Boštjančić dhe Matej Archon, si dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Çifti, i cili është bërë publik që nga shkurti i vitit 2023, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për ndikimin e Tina Gaber në çështje ligjore, përfshirë miratimin e ligjeve për mbrojtjen e kafshëve./ E.K

Burimi: Media sllovene. DELO

1 Komente

  1. .
    .

    Snxorret ne foto te nuses me bikini mer kurva.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje