Kur hipokrizia bëhet strategji loje, antiheroi kthehet në hero

8 Mars 2026, 17:40Lifestyle TEMA

Kur hipokrizia bëhet strategji loje, antiheroi kthehet në hero

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Ky Big Brother ka prodhuar shumë debate, por në fund do të mbahet mend për dy figura,  Ledion Liço dhe Rogert Sterkaj.

Njëri për mënyrën se si e drejton lojën me inteligjencë dhe ekuilibër, tjetri për mënyrën se si e trondit atë duke refuzuar të jetojë me maska.

Ledion Liço po dëshmon se moderimi i një formati si Big Brother nuk është thjesht prezantim televiziv, por një ushtrim i vërtetë inteligjence dhe vetëkontrolli. Të menaxhosh njerëz të izoluar për muaj të tërë brenda një shtëpie, ku presioni psikologjik është ekstrem dhe ku 100 mijë dollarë janë në lojë, kërkon më shumë se profesionalizëm edhe  karakter.

Ledioni e peshon çdo fjalë. Edhe kur tensionet shpërthejnë dhe banorët kalojnë kufijtë e arsyes, ai nuk e humbet qetësinë dhe nuk bie në nivelin e konfliktit. Ky është dallimi mes një moderatori të zakonshëm dhe një moderatori që e kupton se Big Brother nuk është vetëm spektakël, por edhe një eksperiment social.

Edhe me banorin më problematik, ai di të komunikojë dhe ta orientojë drejt lojës. Sepse për drejtuesin e Big Brother, çdo banor është i barabartë, madje edhe ai që krijon tension, sepse mban gjallë dinamikat e lojës. Sepse në atë shtëpi nuk shohim vetëm banorët. Shpesh shohim veten tonë si shoqëri. Dhe pikërisht aty hyn në lojë Rogert Sterkaj. Ai hyri si antihero. I ashpër, provokues, pa diplomacinë që shumë të tjerë e përdorin si maskë. Por në një shtëpi ku shpesh dominon hipokrizia, ndodh diçka interesante, se ai që nuk fsheh asgjë fillon të duket më i sinqerti.

Në jetën reale ne jemi mësuar me një fenomen të njohur, me njerëzit që në publik shfaqen si engjëj që derdhin lot krokodili, ndërsa në momentin e parë të provokimit tregojnë një fytyrë krejt tjetër. E njëjta gjë ndodh edhe në Big Brother Albania 5. Ka banorë që ndërtojnë me kujdes imazhin e viktimës, me buzëqeshje të buta dhe me lot që dalin në momentin e duhur. Por mjafton një përplasje me Rogertin dhe maska bie. Në atë moment publiku sheh diçka tjetër, atë  nervin, arrogancën, agresivitetin e fshehur pas moralit të rremë.

Rogerti, edhe sikur të shkojë në një milion nominime, ka gjasa që publiku ta shpëtojë përsëri.

Dhe kjo është arsyeja pse publiku shpesh zgjedh të mbajë në lojë pikërisht atë që duket më i rrepti. Jo sepse njerëzit duan konflikt, por sepse duan autenticitet.

Ironia është se shpesh ne si shoqëri jemi shumë më të ashpër me një reality show sesa me realitetin tonë të  përditshëm . Nuk revoltohemi gjithmonë kur shohim hipokrizi në politikë apo në jetën publike, por reagojmë fort kur ajo shfaqet në një shtëpi televizive.

     Big Brother nuk është një universitet morali, por është  një pasqyrë. Dhe ndonjëherë pasqyra nuk na tregon atë që duam të shohim. Në këtë pasqyrë, Ledion Liço përfaqëson ekuilibrin dhe arsyen që mban lojën në binarë. Ndërsa Rogert Sterkaj përfaqëson atë impuls brutal që shpesh e detyron të vërtetën të dalë në sipërfaqe.

     Dhe ndoshta ky është mësimi më i mirë i këtij sezoni, se në një botë ku maskat janë bërë normale, ndonjëherë edhe një antihero shërben për të rikujtuar vlerën e sinqeritetit. Sepse në fund të ditës , publiku nuk voton gjithmonë për më të qetin apo më të bukurin, por shpesh për atë që, edhe me ashpërsinë e tij, na detyron të shohim të vërtetën dhe na tregon se ku fshihet e keqja

9 Komente

  1. X
    Xha Jaho

    Lum si ne per kete émision, se di si Kane bere breza e breza te tere pa kete format emisioni. Me duket njesoj si brisku qe na nxorri fytyren ne drite se na duke vetja si majmunet, ose ndoshta nuk e rruanim fare per idiotesirat e tilla.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Marko

      Rogerti është një turp.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkërdheni

        Mateo, shoqëria është shumë e thjeshtë, ne rimë me ata që ma bashkon gjaku ose idetë, qofshin këto edhe hipokrite, deri në një farë kohe dhe deri në një farë mase. Por me njerëz që të shajmë nga mamaja, fisi dhe sasia e mutit të ngrënë ne nuk rimë për asnjë minutë. Thuhet se nga pas krahëve shahet dhe mbreti, por asnjëri sfo pranonte që ta shanin mbarë e prapë dhe të rinim urtë oa u zënë apo pa u distancuar. Kjo është shoqërua njerëzore dhe jo vetëm ajo Shqiptare. Një pyetje kam MARKO, a do ta donje një dhëndër që të thoshte të vërtetën, në sy? Psh të të thoshte që ti je kurvar me argumente të përgjithshme dhe në fund të thoshte më fal, ose bëra shaka, pasi pothuajse të shkatërruar tërë jetën? Faleminderit por nuk mund të pranohet një logjikë e tillë si e Robertit në shoqëri.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pak nga të gjitha

          Lum si ne e lum si Marko që nuk e dika që vllai i madh është një teatër banal ma skenar banal dhe të pandryshushëm me aktorë shumica në depresion e të deshtuar që zbatojnë kontratën me vullnet të lirë…

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koqe kanari

            Skenari eshte ky pra, nxjerra e njeruit te vertet. Po problemi eshte se kur I VIP nga mbrapa nuk mund te vesh nje te arrestuar ne shtetin fqin per prostitucion. Nuk mund te futesh njerez te panjohur nga publiku. Se nuk eshte VIP me, eshte thjesht nje Big Brother. Njerzit qe e kuptuan lojen dhe nuk rane pre e prishjes se imazhit jane Stine qe ne fillim dhe pak me von Kristi. Miri duket qe nuk i ben shum pershtypje ruajtja e imazhit qe krijoj fale te tjerve. Prandaj eshte akoma aty ku perdoret nga po kjo "artiste" €50 per takim. Kta te tre ishin njerez te njohur nga puliku si VIPa, asnje tjeter.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sheiku Dubanian

            Sot dhe femite pa mbushur 10 vjeç Jane manipulator e jo me keto beqaret qe bejne sikur kane kaluar drama dhe Sfidat Ne Jeté duke u pispillosur e ndrruar partnere

            Përgjigjjuni
            1. n
              nje shqiptar

              Ne rast se njerez si Rogerti konsiderohen vlere atehere kjo shoqeri ka marre fund. Per disa klikime me shume , nen petken se eshte nje reality show nuk mund te promovohen antivlera Mos thoni qe jane VIP a , se na e shpifen

              Përgjigjjuni
              1. B
                Benny

                Jo Marko.Analiza jote eshte gabim.Te gjithe ndashta e kemi ne rrethin tone familiar nje person te tille por te gjithe e mbajme larg. Dhe sa per tu cjerre maskat nqs mund te themi po duket Brikena po asnjeri prej tyre Rogerti dhe lojtarja tjeter nuk po munden se ajo me qetesine e saj arrogante po i mposhte te 2.Kjo duhet te quhet heriona “anti heroine”

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shvejku...

                  Rogerti eshte njeshi u bie kokes hipokriteve mashtruesa sidomos me pelqeu kur tha ja tregova qejfin asaj Monikes.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje