"Kur vjen radha e frutave, është shenjë që mysafirët të ikin", Bebe Rexha shpjegon traditat shqiptare në emisionin amerikan

19 Mars 2026, 13:01Lifestyle TEMA
"Kur vjen radha e frutave, është shenjë që

Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan Delish Snacks, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes.

Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të fortë të kulturës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si priten mysafirët në shtëpi.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes. Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Megjithatë, momenti më interesant dhe më humoristik i intervistës ishte kur Bebe Rexha zbuloi një “rregull të pashkruar” të mikpritjes shqiptare.

Ajo tha se servimi i frutave në fund të vizitës shpesh është një sinjal i heshtur për mysafirët.

“Është një rregull që nëse e kupton, e kupton vet. Servimi i frutave në fund është diçka si ‘erdhi koha për t’u çuar’”, u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Moderatorja e emisionit u habit nga kjo traditë dhe e pyeti: “A është vërtet kështu?”, ndërsa Bebe e konfirmoi me buzëqeshje, duke e bërë momentin edhe më argëtues.

Krahas këtyre rrëfimeve, artistja shfrytëzoi intervistën edhe për të promovuar albumin e saj të ri, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor./E.K

9 Komente

  1. Y
    Yyyppp Xhixhi

    Mbase jam gabim, por une nuk e di kete rregull. Frutat dhe koqurinat jane ne tavoline qe nga filli. Dakort me qerasueat qe permend Bebe, por Mysafiri iken kur ti doje trapi pasi ka pire dhe kafen shpesh shoqeruar edhe me raki. Megjithate eshte nje fjale e urte shqiptare “Peshku dhe miku deri ne tre dite mbahen se pastaj qelben”.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      çipsa? Shqiptaret rrijne me ore te tera vetem me nje ekspres e nje gote uji, nuk e kane zakon te thone asnjehere "Ngrehu dhe ik" qofte me fjale, qofte me fruta. Kjo ja fut kot, ose familja e saj ka adoptuar zakone amerikane. Kur ke te ftuar dhe ben darke psh. frutat gjithmone serviren ne fund si per te shpelare gojen pasi ke ngrene darken. Kjo eshte tradite amerikane, fruta, embelsire dhe kafe ne fund.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loro

        Lope e shemtuar

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Kjo eshte debile komplet...Na turperoi para botes! Ne nuk perzejme njeri moj debile kur nxjerrim fruta per qerasje,sepse shqiptaret e kane ne shpirt mikpritjen e sinqerte!!!! Idiote femer!

          Përgjigjjuni
          1. l
            lopa mallteze

            kjo eshte islamike e maqedonise, ç'lidhje ka kjo me shqiptaret

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shvejku...

              Me shume se ty e sigurte qe ka moj lopa mallteze.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Malcuri nga Malcia e Trapojës.

              Jam nji malsor 65 vjeç dhe familja ime ka lidhje krushqie dhe miqsore qê nga Kosova deri në Gjirokaster, e pa qi nanen Shiqere kurrë nuk e kam ndigjue ket gjoja rregull-zakon të Shqiptarisë. Kjo derrkucja e Rexhës më duket qê është kushurirë me dosen Monika Kokëmadhi, dhe ndofta ajka e mutit Shqiptar e ketyre 30 viteve, me derrin Sali nga Viçidoli si krye-plak, i kanë ndryshuar rregullat dhe zakonet shekullore të mik-pritjes në sofren Shqiptare qê unë dhe miqt e familjes time nuk qênkëmi në dijeni. Pra, nqse ekziston ky rregull-zakon, unë dhe familja ime qênkemi koritur, sepse në sofren tonë dhe në sofrat e miqve ku kemi ngrënë bukë, kemi shtruar dhe na kanë shtruar qê në minuten e parê, kafe, ujë, buk e fruta në tê njêjtën kohë. Ndoshta jam i pa-shkollë bre zoti hetues, sepse nuk kam radjo, as internet, as tilifon dhe nuk i paskam degjuar keto rregullat e reja të sofres Shqiptare, qê jua paska futur kopili i Shiqeres me kurvat e skenave dhe të big-brodherit. Por siç i thonë nji fjale, " sa të rrosh, do mësosh".

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cesare

                E ore mire, mos e merrni kaq seriozisht edhe ju, muabete mediash dhe gazetash....

                Përgjigjjuni
                1. o
                  oioi

                  cfare BIBE! vari akrin se nuk mbeti tradita ne surratin e kesaj,

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje