Kush është reperi iranian që përballet me dënimin me vdekje?

29 Nëntor 2022, 20:40Lifestyle TEMA

Kush është reperi iranian që përballet me dënimin me

Reperi iranian Toomaj Salehi është akuzuar për “korrupsion” dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.

Muzikanti disident 31-vjeçar, i cili ka shkruar dhe interpretuar tekste për jetën e përditshme në Iran, ka mbështetur protestat antiqeveritare dhe u arrestua dhunshëm në 30 tetor 2022, pasi postoi video të tij duke protestuar, shkruan Euronews.

Salehi është mes mijëra iranianëve që janë arrestuar nga regjimi në përpjekjet e tij për të shtypur protestat dhe mosbindjen civike në vend pas vdekjes së 22-vjeçares Masha Amini 10 javë më parë, më 13 shtator.

Salehi është një artist i njohur i cili ka publikuar këngë proteste duke përfshirë “Mouse Hole”, “Turkmenchay” dhe “Pomegranate”.

Teksti i një prej këngëve të tij, të lëshuara në mbështetje të protestave, flet kundër autoriteteve iraniane.

Lini një Përgjigje