Këngëtarja bën deklaratën shokuese për ish-partnerin: Nëse do të isha ende me të, do ta vrisja me duart e mia

4 Qershor 2025, 13:01Lifestyle TEMA
Këngëtarja bën deklaratën shokuese për ish-partnerin:

Reperja Cardi B ka folur së fundmi për gjendjen e saj mendore gjatë martesës me reperin Offset, duke deklaruar se nëse do të kishte vazhduar lidhjen me të, do ta kishte “vrarë me duart e saj”.Gjatë një bisede me fansat në “X Spaces”, artistja ndau detaje të dhimbshme rreth periudhës së errët që kaloi përpara ndarjes përfundimtare në korrik 2024.

“Po humbisja mendjen. Isha në prag të çmendurisë. Nuk mund të haja, kisha dhimbje koke çdo ditë, ndihesha e rraskapitur mendërisht. Po i jepja një shans pas tjetrit, vazhdimisht. Nëse do të isha ende atje, do të përfundoja në burg, sepse do ta kisha vrarë,” u shpreh Cardi B.

Reperja sqaroi se arsyeja e ndarjes nuk ishte vetëm pabesia e Offset-it.

 “Njerëzit mendojnë se u largova sepse më tradhtoi, por ishte shumë më e thellë. Gënjeshtrat e vazhdueshme më shkatërruan mendërisht,” shtoi ajo.

Ndër të tjera reperja përshkroi gjithashtu gjendjen e rëndë të depresionit që përjetoi:

“Zgjohesha çdo mëngjes me mendime paranojake. Edhe menaxherët e mi më këshillonin të shkoja në terapist.”

Ajo u përpoq të rilidhet me Offset dhe madje solli në jetë vajzën e tyre, Blossom, në vitin 2023, por marrëdhënia serish nuk funksionoi.

“Terapia më ndihmoi, e provova sërish, por në fund e kuptova: kur diçka mbaron, mbaron,” tha ajo, duke shtuar se sot është shumë më të mirë emocionalisht: “Jam e lumtur. Ndihem sikur po mësoj jetën nga e para.”

Aktualisht, Cardi B është në një lidhje me yllin e NFL-së, Stefon Diggs, lidhje që siç thotë ajo u ndërtua mbi miqësi dhe mirëkuptim.

“Nuk jam ndjerë kaq e lumtur për një kohë të gjatë. Më është dashur të pajtohem me veten, të derdh shumë lot, përpara se të mund të thoja me sinqeritet “Jam mirë tani.’”

Lidhja e re ka sjellë edhe kritika, kryesisht nga meshkuj në rrjetet sociale. “Nuk e kuptoj pse marr kaq shumë urrejtje nga burrat. Më quajnë “kurvë”, kur në fakt isha e martuar shtatë vjet dhe isha besnike,” përfundon reperja.

Lini një Përgjigje