Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga pushimet e saj tropikale. Ajo shfaqet në një plazh të qetë, duke pozuar me bikini të zeza.
Në imazhet e publikuara, 28-vjeçarja vë në pah linjat trupore dhe duket mjaft në formë. Pozat e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në përshkrimin e postimit, Jenner shkroi se po kalon kohën më të mirë të jetës së saj. Kjo frazë u komentua gjerësisht nga fansat.
Postimet vijnë në një periudhë kur jeta e saj personale është shpesh në fokus. Lidhja me Timothee Chalamet vazhdon të tërheqë vëmendje.
Nga ana tjetër, Jenner mbetet aktive edhe në biznes. Ajo së fundmi ka marrë vendimin për të shitur vilën e saj luksoze në Kaliforni./E.K
Lini një Përgjigje