Makthe dhe gjumë të keq, çfarë po shkakton Covid-i në shëndetit tonë mendor

7 Janar 2023, 11:59Lifestyle TEMA

Makthe dhe gjumë të keq, çfarë po shkakton Covid-i

Një studim i publikuar në Science Alert ka zbuluar se virusi Covid ka ndikuar në gjumin e madje edhe në ëndrrat tona. Deri në fund të vitit 2022, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë raportuar më shumë se 650 milionë të infektuar me Covid dhe shifra rritet çdo javë e më shumë.

Në këtë situatë komuniteti shkencor është fokusuar në të kuptuarit e ndikimit të Covid në shëndetin tonë fizik, shëndetin mendor, si dhe në mënyrën e funksionimit të trurit.

Ata realizuan një projekt shkencor në të cilin morën pjesë shkencëtarë nga 14 vende të ndryshme, të cilët studiuan dhe publikuan gjetjet e tyre për gjumin dhe ëndrrat.

Ata mblodhën të dhëna si për kohëzgjatjen ashtu edhe për cilësinë e gjumit duke përdorur shirita dore inteligjente të cilat i informonin për gjithçka. Pjesëmarrësit me Covid në përgjithësi flinin më pak dhe kishin gjumë më të lehtë se ata persona të cilët nuk e kishin kaluar kurrë Covid-in.

Humbja e gjumit të thellë është veçanërisht shqetësuese, pasi ky lloj gjumi redukton lodhjen që ndiejmë dhe forcon përqendrimin dhe kujtesën. Mungesa e gjumit të thellë mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për “turbullimin e trurit” të raportuar zakonisht gjatë dhe pas Covid.

Gjithashtu studimi anketoi pjesëmarrësit e infektuar dhe të painfektuar për ëndrrat e tyre. Të dy grupet kishim më shumë ëndrra pas fillimit të pandemisë se më parë.

Sipas publikimit pjesëmarrësit të cilët ishin infektuar nga Covid patën më shumë makthe se ata që nuk ishin infektuar. Nuk ka ndonjë shpjegim se përse Covid-i shkakton më shumë makthe, por arsyeja duhet të jetë shëndeti mendor, pasi përkeqësimi i tij shpesh shoqërohet me ëndrra të këqija dhe sipas studimit të realizuar pjesëmarrësit e infektuar kishin shfaqur simptoma të ankthit dhe depresionit. 

6 Komente

  1. D
    Doktori

    Ska gjume te thelle se mungon frymemarja e qete

    Përgjigjjuni
    1. I
      Izolimi nga Covid -19 la pasojat me te Medha (!)

      Efektet e ati izolimi kishin nji erreksion immens ne sensin pozitive por edhe negative te shqisave dhe deshirave brenda nesh . I ndodhur ne ate gjendje totalsht i izoluar ,ku perball kishe vetem TV gjithcka monotone qe afronte izolimi ,s'ishte e lehte dhe ndikimi i gjithanshem e jovetem ne ate psikollogjik . Rrije pagjume deri naten vone -duke par TV ose naviguar ne Rrjetes Sociale per t'i ikur atij shtresi qe sa vinte e behej me acarues per secilin , pakuptuar se gjthca brenda teje transformohej intesvishte . Dhe i vetmi ngushellim qe ti gjeje ne ate situate depresive ishte Shishja e Birres ,ose alkohole te ndryshme ,per ata qe ishin ne Shqiperi i faleshin fatit ,te Rakise . Shpesh coheshe ne mengjez padeshiruar ,pa asnji qejf per diten e re , pa asnji deshire e shpres se dicka do ndryshoje . E vetmja gje qe ndryshonte ishte efekti ne apartin tend mendore e Organet e trupit . Me shishen e birres ne dore e doren ke bolet , (i pavetedijshem) shikoje Lajmet dhe te vinte ta plasje Goten e Birres ekranit te TV ,duke leshuar ndoniher edhe ndonji cirrje si ; C'na cat koqet o Politikane e analiste ! E vetmja gje ,qe te dhuronte pak momente defrimi ishte gjitonja ne dritaret e pallatit perball . Cdo nate ,aty nga pra 2-mbas Mesnate e shikoje nudo , nen ndricimin e nji drite te zbehte me nji gote me fron te larte ,duke shijuar cod nate ate Shampagne gjith shkum (!) E shikoja dhe mendoja ,se sa e bukur eshte jeta paMaska ,as lart e as poshte dhe ai mendim me goditi aty kus'thuhet . Nji nate s'durova dot dhe bertita fort : Mallkuar qofsh Izolim .Na lini te jetojme . Mipro Satanit pikerishte jo i jepte kenaqsi ,kur na shikonte ne njerezit ne Kafaze .Te Izoluar ,keshtu ai e ndjente vehten Padron te jetes tone .( por shkruani dicka qe perben sens mer yahoo ,se jemi qytetare ,,e i hap horizonte trurit ,me shiku ne dritaret qe japin kenaqsi ,pak sens zbavitje duhet te jet ne shoqeri se ndryshe izolohet truri e nuk funksionon me ! Damn ,c'bote . Pak sens krijuesi ju ben mire be popll )

      Përgjigjjuni
      1. T
        To be normal

        Besoj se keta shkenctaret duhet te bejne studim mbi efektin e vaksinimit anti - covid. Me vjen keq ta theme por cdo dite bindem se covid dhe procesi I vaksinimit ka sjelle ndryshime. Se pari tek gjumi! Kam dy vjet, mbas vaksinave, we nuk kam me gjume te rehatshem! Nuk e di pse? Ndoshta vaksinat....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Izolimi dhe Covid -19 mbyllja eksperimentale

          To be normal . ke shume te drejt . Jane te shumte ata qe pasi ben 3-Vaksinat vuajne nga pagjumesia .

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aretesa

          E kjo nuk më pengoi as të roptohem as të ropaten - me frikën - as t'u bëj gropën gati as ti strehoj as ti përcjell as t'i vajtoj as t'i pres me nge ç'u kisha thënë . Po , i dhëmbi , se i'u ritën , e s'i mbante dot më në krahë , u rit me të , si ta shohë ti ketë krahë të tij , e ta shohë prapë me fëmijën në krahë . E të bën sterën po ja preke ëndrën . Frik'e paçi .

          Përgjigjjuni
          1. Çeti

            Me gjumin natën unë gjithmonë kam pas probleme,tani u shtuan më shumë,por po më ndodh një diçka e frikshme!... Gjumin e drekës e kam shumë të rëndë! Ku zgjohem, jam shumë i hutuar dhe i friksuar!... Nuk e kuptojë ku jam!... Kalojë disa minuta sa të kujtohem se ku jam, mbasi më duken sikur janë në një botë tjetër!...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje