
Machu Picchu një nga ikonat e turizmit, jo vetëm peruan, por edhe botëror është mbyllur për një kohë të pa caktuar për turistët.
Shkak për mbylljen e atraksionit turistik janë bërë protestat e vazhdueshme në Peru kundër kreut të shtetit.
Qeveria në reagimin e saj tha se e mori vendimin për të mbrojtur turistët dhe qytetarët e saj.
Qindra njerëz, kryesisht të huaj, mendohet se aktualisht janë të bllokuar në zonë.
Peruja është përfshirë gjatë muajve të fundit nga protesta të dhunshme, të cilat filluan pasi lideri i mëparshëm u rrëzua.
Demonstruesit po kërkojnë zgjedhje të reja dhe kërkojnë që presidentja e re Dina Boluarte të largohet, gjë që ajo deri më tani ka refuzuar ta bëjë.
Në përleshjet e fundit, rrugët u bllokuan dhe policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve, të cilët kundërshtonin forcat e sigurisë duke i qëlluar me gurë.
Turistët e bllokuar në Machu Picchu janë të fundit që e shohin veten të paaftë për t’u larguar, pasi dhe më herët protestuesit kanë bllokuar linjat e transportit.
Muajin e kaluar, autoriteteve iu desh të shpëtonin qindra turistë nga aty pranë, të cilët ishin bllokuar për ditë të tëra.
Mbyllja e së shtunës vjen pasi shërbimet hekurudhore në vend u pezulluan, pasi traseja u dëmtua nga demonstruesit.
Në një deklaratë, ministrja e Kulturës së Perusë tha se ata që kishin blerë tashmë bileta do të mund t’i përdorin ato pas përfundimit të demonstratave ose do të rimbursoheshin.
kur qeveria mbeshtetet nga amerika edhe po te vritet i gjith populli nuk ka problem, kur protestat mbeshteten nga amerika po u vra nje protestues behet nami edhe qeveria duhet te hyje ne burg pergjithmone, deri tani kemi mbi 60 te vrare ne peru por qeveria nuk e vret trurin se ka ameriken qe i ka dhene drite jeshile