"Më dukej vetja e dështuar", Ema Andrea flet për momentin kur shpëtoi nga vetëvrasja

30 Janar 2023, 10:25Lifestyle TEMA

"Më dukej vetja e dështuar", Ema Andrea flet për

Aktorja Ema Andrea në një rrëfim prekës për programin “S’e luan topi” u ndal te një pjesë e vështirë e jetës dhe karrierës së saj, ku ndër të tjera tregoi edhe për momentin kur për fare pak, mendimet e vetëvrasjes mund të ishin kthyer në veprime.

“Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, [por sepse ishte] një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten dhe ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten. Kjo shfaqje më ka shpëtuar,” u shpreh ajo.

Më tej, ajo shtoi: “Kjo shfaqje, ardhja e Sarës në dhomë dhe të shkruarit, por kjo shfaqje si të thuash bëri procesimin, sepse mua në atë moment më shpëtoi Sara.”

Ema tregoi edhe arsyet pse po përballej me ato mendime të errëta.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shftrytëzuar në momentet e mia të dobëta.”

“Mua më ka shpëtuar ime bijë dhe procesimin e gjatë për me e dasht jetën e ka bërë kjo shfaqje dhe sidomos suksesi i kësaj shfaqjeje në arenën ndërkombëtare,” shtoi më tej.

“Ishte një mendim afër veprimit. Ka qenë punë 10 minutash që do ta kthenin mendimin në veprim. Ishte Sara, që hapi derën, dhe tha ‘Mami, pse nuk po fle?’ E ka dërguar natyrisht një engjëll, diçka më e madhe se unë. Është një moment që të duket sikur do kapësh një dritë tjetër, është shumë i rrezikshëm. Uroj dhe këshilloj që njerëzit t’u rrinë pranë njerëzve të tyre, t’i kuptojnë më mirë, se askush nuk i gjen dot arsyet e vërteta; është zonë shumë e errët, të cilën ne mund ta luftojmë duke mos i lënë njerëzit tanë vetëm."

“Psikozë n’4:48” është vepra e fundit e dramaturges britanike Sarah Kane, pa personazhe të qartë apo drejtime skenike. Titulli i dramës vjen nga ora 4:48 e mëngjesit, kur Kane zgjohej shpesh për shkak të depresionit. Vepra interpretohet si një shprehje e përvojës së depresionit dhe mendimeve të vetëvrasjes, por edhe izolimit, varësisë, marrdhënieve dhe dashurisë.

 

1 Komente

  1. ´´

    Eshte nji fenomen qe e takon shpesh ne nji shoqeri si ajo shqiptaret sot . Sidomos per nji Qytetare ,eshte e papertypeshme gjithcka te rrethon ne ate jete . Ti jeton ne nji Shoqeri e Deshtuar ne cdo kenveshtrim te saj . Automatikishte shume njerez si edhe Aktorja e mirenjohur E.A _ ti je nji viktim e asaj Lajthitje totale qe gjeneron ajo shoqeri . Si pasoje ndihesh e zhgenjyer .Brenda sepse asgje nuk mbush jeten tende Shpirterore por edhe jashte . Ti jeton ne nji Bote e cila ti nuk ndihesh e perfaqsuar nga asnji , nji Bote pakuptim e ku s'ka asnji vlere ! Dhe ai presion i brendshem _ shndrohet ne nji Eksplozive e shkarkohet ne tru . Shperthen duke te mjergulluar shikimin dhe ti i gjendur ne ate situate shef perball Apokalipsin si shpetim ,duke degjuar The Dors ~ The is down . Mirpo njeriu eshte i fort dhe gjen rrugedalje gjithmon nga erresira e lufton per te jetuar ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje