Modelja e bardhë fiton konkursin e bukurisë në vendin afrikan, shpërthejnë kritikat: Shumë e bardhë për të përfaqësuar një komb me ngjyrë të zezë

27 Shtator 2023, 11:02Lifestyle TEMA
Modelja e bardhë fiton konkursin e bukurisë në vendin afrikan,

Fituesja e kompeticionit Miss Zimbabve është kthyer në një çështje me polemika dhe që ka nxitur protesta në shtetin afrikan.

Çuditërisht kurora e vajzës më të bukur në konkurs është fituar nga një vajzë e bardhë me flokët bionde, e cila do të përfaqësojë shtetin afrikan edhe në Miss Universe më 18 nëntor në El Salvador.

Brooke Bruk-Jackson nuk është fituesja që prisnin shumica e banorëve të shtetit afrikan, ku pothuajse e gjithë popullsia është me ngjyrë.

Vajza 21-vjeçare vjen nga Harare, kryeqyteti i vendit por fakti që ajo është e bardhë dhe jo me ngjyrë ka bërë që në Zimbabve të shpërthejnë kritikat kundër saj dhe organizatorëve të konkursit të bukurisë.

“Zemra ime është plot gëzim dhe mirënjohje. E fitova këtë kurorë për vendin tonë të bukur, për t’i shërbyer popullit tonë dhe për të qenë mishërim i veçantisë së Zimbabve.”

Këto ishin fjalët e para të modeles pasi fitoi kurorën e më të bukurës së Zimbabeve, teksa ishte e vetmja vajzë e bardhë në pasarelë.

Por ajo nuk e mendonte se do të goditej nga një “ortek” kritikash në rrjetet sociale, të tipit: “Stërgjyshërit e mi do të rrotulloheshin në varr”.

“Shumë e bardhë për të përfaqësuar një komb me ngjyrë të zezë, ajo nuk na identifikon, ajo është e huaj“, komentoi një tjetër.

Por ka edhe nga ata që kanë dalë në mbrojtje të 21-vjeçares.

“Nëse ajo nuk lejohet të jetë Miss Zimbabve, atëherë Miss-i i çdo kombi duhet të duket si një vendas etnik atje“, shkroi ish-kikboksieri i famshëm Tristan Tate në rrjetet sociale.

Edhe vetë vajza reagoi duke komentuar në postimin e një prej kritikëve.

“Ngjyra e lëkurës nuk duhet të përcaktojë një person“, iu përgjigj Brooke disa përdoruesve që shpërthyen kundër saj, ndërsa u detyrua të çaktivizojë komentet pas valës së ofendimeve dhe fyerjeve në drejtim të saj.

3 Komente

  1. s
    shfaqja

    S’ka rendesi, shalebardhe apo shalezeze. Rendesi ka qe regjizori te ngelet i kenaqur.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Ja pra qe dhe te zinjte qenkan rciste njelloj si te bardhet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Ne perendim fiton zezaku e s e rrun kush...Thnx God s`e le dynjane ne dore te tyre

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje