Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli, ka rikthyer atmosferën verore në rrjetet sociale me postimet e saj më të fundit.
Në disa foto të publikuara në Instagram, ajo shfaqet me bikini të bardha, duke pozuar nën diell dhe duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, për të cilat është komentuar gjithmonë.
Edhe pse stina e verës ka përfunduar, Vildania duket se ka vendosur të mbajë gjallë ndjesinë e saj përmes energjisë dhe sensualitetit që përcjell në çdo imazh.
Ajo nuk ka zbuluar se ku janë realizuar fotot, por ndjekësit e saj kanë “pushtuar” komentin me komplimente për bukurinë, stilin dhe hijeshinë karakteristike të modeles, e cila vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në botën e modës shqiptare./E.K
Lini një Përgjigje