Ndarja nga jeta e Alain Delon, Brigitte Bardot: Vetëm heshtja është e madhe, çdo gjë tjetër është dobësi

18 Gusht 2024, 18:06Lifestyle TEMA
Ndarja nga jeta e Alain Delon, Brigitte Bardot: Vetëm heshtja

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur francez, Alain Delon, ka bërë që Brigitte Bardot të jetë aktorja e vetme që është ende gjallë e të ashtuquajturit “Arti i 7-të Francez”.

Me anë të një letre, ajo kujtoi ish-kolegun e saj, që gjithashtu ishte dhe një nga miqtë e saj më të mirë.

“Vdekja e Alain Delon krijon një boshllëk të madh që asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta mbushë”, shkroi Brigitte Bardot.

“Vdekja e Alain i jep fund kapitullit të mrekullueshëm të një epoke të shkuar, në të cilën ai ishte një monument sovran. Ai përfaqësoi më të mirën e kinemasë prestigjioze të Francës. Një ambasador i elegancës, talentit, bukurisë ”, vijon aktorja që tashmë mbetet legjenda e fundit e gjallë e artit francez.

Bardot  e mbyll letrën e saj me këtë fjali: “Unë humbas një mik, një alter ego, një bashkëpunëtor, ne ndamë të njëjtat vlera, të njëjtat zhgënjime, të njëjtën dashuri për kafshët dhe mendoj një fjali nga Alfred de Vigny në ‘Vdekja e Ujkut’: ‘Të shohësh çfarë ishim në tokë dhe çfarë lëmë pas. Vetëm heshtja është e madhe, çdo gjë tjetër është dobësi’”.

12 Komente

  1. E
    Evisa

    Pse politikanët dhe aktorët e duan kaq shumë njëri tjetrin? Kjo buron nga fakti se për profesion kanë zgjedhur të "bëjnë sikur". Një aktor i bije të bëjë sikur është, mbret, lypës, pilot, minator, e plot e plot role të tjerë. Kurse një politikani i duhet të bëjë sikur është i ndershëm, se zë gjumi për hallet e Miletit, lufton nga mëngjesi në mbrëmje për nder e drejtësi, kur në fakt vetëm për këto atij nuk i shkonë mëndja kurrë. Është për këtë arsye që të dy palët ndjejnë keqardhje të thellë për njëri tjetrin kur i thonë lamtumirë kësaj bote, duke qënë se vdekja është i vetmi akt i sinqertë që ata bëjnë në jetën e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Krahasimi i artisteve me politikanet nuk shkon, sepse artistet vene shpirtin ne trupin e personazhit qe interpretojne, ndersa politikanet vene parate dhe maskat.

      Përgjigjjuni
      1. v
        veton

        uauu, me lexu dikca kaq te thelle e bukur te shprehur ne nje koment artikulli gazete... aktoret ne greqine e lashte quheshin 'hipokrit'...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Urime shumë e saktë

          Përgjigjjuni
        2. I
          I madhi Delon

          Shume veta jane rritur me filmat e tij. Per Shqiperine komuniste dhe Europen Lindore, ishte si nje dritare e botes perendimore elegante me shkelqim.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Legjenda e filmit

            A shfaqeshin në kinema filmat e A. D. në kohën e Enver Hoxhës?

            Përgjigjjuni
          2. @
            @

            Jo vetem nje aktor i madh, por edhe nje bukuri e rralle mashkullore. Fytyra e tij si e gdhendur ne perfeksion. Shpesh i cilesuar burri me i bukur ne histori. Kishte nje stil, elegance dhe sharm qe i benin njerezit te enderronin. Nje model i bukurise mashkullore.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liri

              Edhe bolet e plakut tat e te plakut tim ishin me te bukura se surrati kinez i Delonit o vlla po lere tani kete mhb.

              Përgjigjjuni
            2. H
              H

              Ishte misherim i stilit, sharmit, elegances mashkullore. Aktor legendar.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Romantik deri ne vdekjes .

                A. ,de Lon dhe te ngjashmit e tij perfaqesojne me sublimen , te bukuren . C' do te ishte kjo Bote pa bukurine ne art , ne kinematografi , ne muzike ? A. de Lon eshte nje copez e ketij universi magjik.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexues

                  “Ne ndame te njejtat vlera” - e ka fjalen per bindjet politike. Te dy te djathte, donin me shume qente se njerezit.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enderrimtari

                    Dikur , dikur , aty nga fillimit I viteve 60 , ne xhamat e dritares se nje ambienti modest te nje fotografi qejfeli , ne Sheshin e flamurit te Vlores , si shume te rinj , ndalesha shpesh dhe shikoja fytyrat e bukura te Brigitte Bardot dhe Alain De Lon . Adoleshenti I varfer I asaj kohe te varfer , perballe kesaj bukurie te enderrt , niste kalerimin enderrimtar drejt viseve te enderrta . Dhe Muza per kesisisoj ishte bukuria , bukuria e me te bukurve te shekullit qe shkoi . Mbase me te bukurit ishin keta .

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje