Ndërhyrje të rrezet diellit për të kufizuar ngrohjen e Tokës?

28 Shkurt 2023, 22:00Lifestyle TEMA

Ndërhyrje të rrezet diellit për të kufizuar ngrohjen e

Bllokimi i rrezeve të diellit për të kufizuar ngrohjen globale është konsideruar prej kohësh shumë i rrezikshëm për t’u studiuar.

Por 60 shkencëtarë kryesorë kanë një mendim tjetër dhe po bëjnë thirrje për kërkime në atë që ata e quajnë modifikim të rrezatimit diellor, shkruan gazetari i Politico-s, Corbin Hiar.

Metoda përfshin spërkatjen e grimcave të aerosolit në atmosferë që do të reflektonin rrezet e diellit nga Toka, duke ngadalësuar kështu ngrohjen e saj.

Grupi i shkencëtarëve përfshin ish-drejtorin e NASA-s, James Hansen, i cili në vitin 1988 ishte i pari që paralajmëroi Kongresin Amerikan për rreziqet e ndryshimeve klimatike.

Në një letër të hapur, shkencëtarët e bënë të qartë se ata nuk e mbështesin metodën si një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por përkundrazi avokojnë për më shumë studime dhe eksperimente për të vlerësuar qëndrueshmërinë e saj. Në fund të fundit, vetëm reduktimi i ndotjes që ngroh planetin nuk mjafton më, thonë ata.

“Ndërsa reduktimet e emetimeve janë kritike, asnjë nivel reduktimi që po ndërmerret tani nuk mund të ndryshojë efektin e ngrohjes nga emetimet e gazrave serrë të kaluar dhe të tanishëm,” shkruajnë shkencëtarët, të udhëhequr nga Sarah Doherty, një profesore e shkencave atmosferike në Universitetin e Uashingtonit.

Një përpjekje e fundit për të ftohur planetin

Ata bëjnë thirrje për një “vlerësim rigoroz dhe të shpejtë shkencor” se si do të funksiononte teknologjia, si dhe cilat do të ishin të metat e saj të mundshme.

Mbrojtësit e veprimit klimatik, duke përfshirë shumë shkencëtarë, janë shqetësuar prej kohësh se teknikat e reja të avancuara gjeoinxhinierike, si thithja e karbonit nga atmosfera ose bllokimi i rrezeve të diellit, mund të largojnë vëmendjen nga zbatimi i politikave të ashpra për të frenuar ndotjen e karbonit.

Por ndërsa valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga klima bëhen më të shpeshta dhe të rënda, disa shkencëtarë dhe politikëbërës po eksplorojnë përpjekjet e fundit për të ftohur planetin përpara se temperaturat në rritje të shkaktojnë ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme në shtresat e akullit, ekosistemet dhe zonat e komuniteteteve të cenueshme.

Por, shkruan Politico, jo të gjithë janë dakord se është një ide e mirë. Vitin e kaluar, një grup tjetër studiuesish shkroi një letër, e cila tani ka më shumë se 370 nënshkrime nga shkencëtarë nga më shumë se 50 vende – duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare për të ndaluar gjeoinxhinierinë diellore dhe kërkimet e ngjashme.

Studiuesit argumentojnë se teknologjia rrezikon të bëhet “një argument i fuqishëm për lobistët e industrisë, mohuesit e ndryshimeve klimatike dhe disa qeveri” për të vonuar reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

3 Komente

  1. S
    Studimi

    Jane edhe budallenj edhe te çmendur edhe robote mercenar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Phoenix

      Po mire, keta plehrat deri tani po na thone do ta konvertojme prodhimin e energjine me Panele djellore, sepse karburantet fosile kontribojne ne ngrohjen Globale. Si do punojne Panelet pa intensitet rrezatimi Diellor? Ja pra qe diku tjeter fleka lepuri dhe gjoja ngrohja Globale eshte komplet nje nashtrim, qe te justifikojne tirranine, kufizimet dhe ne fund komplet shkaterrimin e shoqerise njerezore.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Djalli ka dale hapur per te vrare njerezimin

        Bllokimi i rrezeve te diellit eshte poshtersia me e madhe qe mund ti behet tokes dhe njerezve dhe jetes ne toke. Keto grimca kimike qe keta duan te hedhin ne hapesire do te bien ne toke dhe do te helmojne njerezit, kafshet dhe bimesine duke mos harruar detet dhe oqeanet dhe jeten ne keto ujra. Studime te tilla jane bere ne vende te ndryshme perfshire Ameriken, Kanadane dhe vende europiane. Madje kryeministri i Spanjes pranojn qe qeverite para tij kishin bere eksperimente ne bashkepunim me OKB duke hedhur ne ajer grimca te dioksidit te plumbit dhe te tjera. Per ata qe jane kimiste dhe biokimiste e kuptojne shume mire se cdo te thote qe te hedhesh plumb ne aatmosfere. Plumbi eshte nje lende toksike e tmerrshme qe shoqerohet me shkaterrim te trurit te njerezve, por edhe kafsheve apo bimesise. Njerezit nuk mund te luajne Krijuesin. Krijuesi i ka krijuar te gjitha kushtet per nje jete normale ne toke. Njeriu eshte teper, teper i vogel dhe injorant te kutpoje krijimin, dhe sigurisht do te shkaktoje nje katastrofe me pasoja te paparashikueshme. NDAL gjeoinxhinjerise dhe armeve gjeologjike. Nje senatore rumune deklaroj si asnje tjeter se termeti i tmerrshem qe ndodhi ne Turqi ishte rezultat i nje sulmi gjeoinxhinjerik ose arme gjeologjike si ndeshkim per Erdogan dhe Turqine per qendrimet kundra Suedise dhe Finlandes dhe per qendrimet neutrale per sulmin rus ne Ukraine. Sigurisht ajo vuri edhe gishtin se kush e beri kete sulm. Dhe kush tjeter? Lexoni ketu per me shume per armet geologjike apo gjeinxhinjerike: https://stiridinromania.ro/unbelievable-political-statement-of-romanian-senator-diana-sosoaca-people-had-to-die-and-its-not-over-yet-video/

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje