FOTO: Thanë që u paralizua, aktori i njohur shfaqet në gjendje të mirë, krah të dashurës 25 vite më të re

28 Shkurt 2023, 17:03Lifestyle TEMA

FOTO: Thanë që u paralizua, aktori i njohur shfaqet në gjendje

Legjenda e WWE, Hulk Hogan, 69 vjeç, është fotografuar me të dashurën e tij, 44-vjeçaren Sky Daily, teksa ka shkuar në ditëlindjen e mikut të tij, Rick Flair, në Florida.  

Kjo dalje në publik e Hulk Hogan vjen rreth një muaj pasi miku tjetër i tij, Kurt Angle, u shpreh se ai kishte mbetur i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit pas ndërhyrjes në shpinë.

“I kanë hequr nervat në pjesën e poshtme të trupit, kështu që nuk ndjen gjë në atë pjesë. Ecën me bastun. Mendoja se e përdorte bastunin se kishte dhembje në kurriz, por nuk ka dhembje fare. Nuk ndjen gjë”, tha Kurt Angle.
Megjithatë, 69-vjeçari dukej i rikuperuar nga operacioni i vështirë.

Lini një Përgjigje