Personi më i vjetër në botë, murgesha braziliane Ina Canabajo Lucas, vdiq dje, të mërkurën, në moshën 116 vjeç, njoftoi komuniteti i murgeshave tereziane, radhëve të të cilave ajo i përkiste dhe jetonte, në qytetin e Porto Alegre.
E lindur më 8 qershor 1908, Ina Kanabajo Lucas u njoh si anëtarja më e vjetër e njerëzimit pas vdekjes në janar në Japoni të Tomiko Itooka, gjithashtu në moshën 116 vjeç, sipas Këshillit të Kërkimeve të Gerontologjisë në SHBA (GRC) dhe LongeviQuest.
Urdhri i saj manastiror shprehu mirënjohje për "përkushtimin dhe besimin" që karakterizoi jetën e saj, ndërsa LongeviQuest, në një homazh të lidhur me të, zbuloi se Ina ishte një fëmijë e brishtë dhe shumë dyshonin nëse ajo do t'i mbijetonte viteve të para. Ajo ia atribuoi jetëgjatësinë e saj Zotit, duke thënë: Ky është sekreti i jetës. Është sekreti i gjithçkaje.
Ina Kanambaro u bë murgeshë në vitin 1934, në moshën 26 vjeç, midis dy luftërave botërore. Për ditëlindjen e saj të 110-të, ajo kishte marrë një bekim të veçantë nga Papa Françesku, i cili ndërroi jetë vetëm të hënën e kaluar në moshën 88-vjeçare.
Pavarësisht se pretendohet se ka lindur më 27 maj 1908, të dhënat zyrtare konfirmojnë datën e saj të lindjes si 8 qershor 1908, siç raportohet nga drejtori i GRG-së, Robert Young. Sipas LongeviQuest , Canabaro ishte: gruaja e 15-të më e vjetër e dokumentuar në histori dhe murgesha e dytë më e vjetër, pas Lucille Radon nga Franca, e cila vdiq në vitin 2023 në moshën 118 vjeç.
Pas vdekjes së saj, titulli i gruas më të vjetër i kalon Ethel Caterham, një banore e Surrey, Angli, e cila tani është 115 vjeç.
We are saddened to confirm that Inah Canabarro Lucas, World's Oldest Person, has died at age 116. Ethel Caterham of the United Kingdom is now the World's Oldest Person. May Sister Inah Rest in Peace.
— LongeviQuest (@LongeviQuest) April 30, 2025
Lini një Përgjigje