Miss Kili Ignacia Fernandes, e sapozgjedhur, e cila do të përfaqësojë vendin në konkursin Miss World, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të mediave sociale me talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Gjatë gjysmëfinaleve të konkursit “Miss World Chile 2025”, të mbajtur fundjavën e kaluar, modelja 27-vjeçare prezantoi talentin e saj të pazakontë për të interpretuar muzikë death metal.
“Metali ka qenë një pjesë kyçe e asaj që jam si person dhe një pjesë e jetës sime: një strehë, një burim force dhe kuptimi. Të qenit në gjendje ta shprehja këtë në skenën e konkursit ishte një mundësi që e vlerësoj shumë”, shkroi ajo në mbishkrimin e një postimi në Instagram të mërkurën, më 5 nëntor.
Në postim, ajo ndau një video të transmetimit televiziv të performancës, në të cilën këndon së bashku me kitaristin Carlos Palma Moran, të cilin e përmendi më vonë në tekstin e postimit.
Të dy ishin veshur me të zeza, ndërsa Fernandez mbante një fjongo ku shkruhej “Las Condes”, që përfaqësonte rajonin e saj në Kili.
Flokët dhe grimi ishin në përputhje me standardet e konkursit të bukurisë, të përsosura, shkruan People.
“Ishte një përvojë e mrekullueshme për të thyer barrierat në televizion, për të frymëzuar të tjerët, për t’i qëndruar besnikë vetes dhe për të treguar se nuk duhet të kemi frikë nga paragjykimet e të tjerëve”, shtoi ajo në vazhdim të njoftimit.
View this post on Instagram
Se mos eshte i çik / burrë ajo? ????????
Tmerr! Cfare kontrasti fytyra me zerin (dhe trurin) e vajzes