Nga Dalina Buzi
Meqënëse u hap tema e gjendjes së Parashqevi Simakut, mua më vjen vërtet keq, po Parashqevia dikur zgjodhi të bënte shkëputje totale nga Shqipëria. Në 2003-shin, unë shkoj në SHBA si gazetare e Top Channel, për të ndjekur presidentin e atëhershëm, Alfred Moisiun, në një seancë të OKB-së në New York dhe shfrytëzova kohën për të intervistuar këngëtarët shqiptarë që jetonin atje (Anita Bitri, Aurela Gace, Merita Halili, Gëzim Nika dhe Parashqevi Simaku).
Parashqevia kishte nje live në një lokal të vogël. Shoqërohej nga ish-bashkëshorti. Disa vite më parë ajo kishte nxjerrë një album nën emrin ‘Vivian Simaku’ me diçka të tipit ‘new age-etno’ të cilin unë e kisha blerë me qejf (më falni nëse nuk e kujtoj a ishte album, apo ajo ishte pjesë e një albumi me artistë të ndryshëm.)
Afrohem t’i flas Parashqevisë dhe ajo ma kthen anglisht. Refuzonte të fliste shqip edhe pse e sjellshme dhe e ëmbël, siç e kishte komunikimin. Flet diçka me burrin e saj dhe më thotë që “për momentin do këndoj”. I them që “kam ardhur që nga Shqipëria” etj., por asaj s’i bëhej vonë.
E marr në telefon prapë, se normalisht ajo do bënte lajm në Shqipëri, dhe më tha tekstualisht: “Menaxheri im nuk do që të flas”. Menaxheri ishte i shoqi. Kur kthehem në Shqipëri, ia tregoj shefave në ‘Top’, që madje e shtuan si tekst në dokumentar edhe pse unë isha kundër.
Gjithsesi, Parashqevia mund të quhej delirante nga shumë, por ajo ndoshta e vetme në një shtet të madh dhe nën hipnozën e të shoqit (mendoj të dy kishin hipnotizuar njëri-tjetrin), e projektonte veten vetëm për tregun amerikan dhe donte të hynte e të prezantohej aty si amerikane. Dy vjet pasi iku, ajo u kthye në Shqipëri me Robertin dhe fliste shqip me dialekt amerikan. 2 vjet!!! (Arbëreshët e flasin më mirë shqipen.)
Dëshira e saj për t’u asimiluar tërësisht, ishte gati ekstremiste. Të qenit idhull dhe ‘seks simbol’ në Shqipëri dhe përplasja me një pandjeshmëri të showbizz-it amerikan për artistë të huaj; besimi ndoshta i tepërt tek i shoqi i saj pa ndonjë background menaxhimi dhe shumë më pak i kualifikuar dhe jo aq i suksesshëm sa e shoqja, ishin ndoshta goditjet e para për të. Madje dikush më ka thënë që kur erdhi në Shqipëri, ajo pretendonte se dasma e saj do të transmetohej dhe në CNN.
Natyrisht në vitet ’90-të, artistët shqiptarë nuk kishin dhe aq shumë informacion për Amerikën. Parashqevia e cila u prit në fillim nga komuniteti amerikan si ZOTI, madje u derdhën shumë dollarë për të ndihmuar karrierën e saj, kishte të gjitha të drejtat në botë PËR TË ËNDËRRUAR DHE PËR TË NDJEKUR ËNDRRËN.
Por 29 vjeç, me dialekt dhe me biografi jo shumë tërheqëse për tregun amerikan dhe ndoshta NË KOHËN E GABUAR, ajo nuk mund të bëhej ‘the POP Star’, një vend i rezervuar për amerikanë, kanadezë dhe anglezë.
Çështja është që Parashqevia, në gjykimin tim, fluturoi më lart se ç’duhet dhe refuzoi të prekte tokën dhe për më tepër, refuzoi të ndjente edhe tokën mëmë.
E shfrytëzoi pak lidhjen e saj me Shqipërinë në albumin ‘etno’, në fund të viteve ’90-të (e bleva në USA atë album), por ndoshta ajo vazhdonte të kërkonte atë YLL që kishte në vendlindje.
Fatkeqësi ta them, por duke marrë parasysh dhe eksperiencën time personale, Parashqevia me tre emra (Vivian dhe tani Simaku) është viktimë e rrëzimit të saj nga fluturimi i gjatë mbi re dhe ndoshta nga besimi i tepërt në njerëz që kërkuan ta formatonin në diçka që vështirë të bëhej pas 29 vitesh në një vend të izoluar komunist.
Ajo e fshiu Shqipërinë sepse mendoi se do e pengonte, por e kërkoi qiellin e Amerikës si një yll shqiptar.
Ky është një konstatim i imi, por padyshim unë nuk di asgjë për historitë dhe sfidat e saj personale të tjera në familje dhe me shëndetin mendor.
Gjithsesi, zhdukja e saj e qëllimshme për planet e saj në Amerikë, e ktheu artisten në Shqipëri në një ikonë. Ajo “vdiq” për ne madhërisht, siç vdiq Vaçe Zela, e cila iu largua mikrofonit kohë para se të ikte nga kjo jetë. Ndaj kjo video që doli tani ishte tronditëse, sepse ne e kishim zhdukur tashmë nga jeta mes artistëve të gjallë me koncerte e Instagram-e dhe e kishim vendosur në një mazoleum me të vdekurit e mëdhenj.
Parashqevia është gjallë, me emër tjetër dhe mbledh ndihma.
Idhulli ynë, ‘pop star’-i ynë, e para ‘sex simbol’ në Shqipëri, ‘Malena’ e viteve ’80-të, u shfaq e dobët, e pambrojtur, e braktisur.
Ky ishte takimi që Parashqevia në 1000 vjet s’do ia uronte kurrë vetes së saj.
Do ishte mirë të mos e kishim parë atë video, po e pamë dhe ndoshta nuk ndodhi pa qëllim.
Vivi e largoi Shqipërinë qëllimisht për kaq e kaq vite, por sot nëse ajo është në gjendje të kuptojë, mund të shohë që Shqipëria është ajo që e ka dashur më shumë dhe që kurrsesi nuk do ta linte të endej rrugëve si një “e moshuar që i gëzohet një batanijeje”. (Anabel)
Respekt per shkrimin. Besoj ne sinqeritetin e shkrimit dhe vete jeta e Parashqevise perputhet me çfare shkruan. Nga ana tjeter, do me pelqente qe te ndihmohej nga bashkatdhetaret!
C'nevoje ka qe te behej kjo ulje ndaj Parashqevise. Pse ne shqiptaret duhet me patjeter te ulim te tjeret. Edhe pse ajo ka bere gabim nuk ka arsye te thuash "vete e kerkoi". Uroj qe ty Dalina te te shkoje jeta me gjithe te mirat!
Loni-mbas gjithe atyre qarjeve per gjendjen e kengetares Simaku, ky eshte nje shkrim qe tregon nje te vertete tjeter ate te individeve pa tru qe mendojne se duke qene te njohur ne nje vend si Shqiperia do behen te tille edhe ne Amerike. Ata qe e kane njohur Parashqevine ne rinine e saj te hershme e dine po ashtu se niveli i saj i intelektit ishte nen mesataren. Ajo harroi ate fjalen e vjeter se guri eshte me i rende ne vendin e vet. Une i uroj Parashqevise si shqiptare qe te ringrihet dhe te kete shendet e pse jo edhe suksese ne enderren e saj per tu bere nje yll i muzikes ne Amerike, por kjo arrihet me pune dhe me fat. Duket se fati nuk e ka ndihmuar ate
Edhe po te jete nje rast i tille e qe ka mundesi te jete e vertete, nuk ka lezet qe nje femer te flase keq per nje femer qe ka probleme te tilla. Shto ketu qe kjo Dalina ka vene nje foto ku vete eshte ne super forme. Shendet dhe mbaresi.
E verteta gjithmone dhemb. Asnje spo e ul Parashqevine por dhe ta ngresh ne qiell nuk eshte e drejte. Ajo ka qene nje kengetare normale per kohen dhe kishte pak paraqitje dhe asgje me shume. Pati nje mbeshtetje ne fund te viteve 80 pasi kishte marredhenie dashurie me ish nendrejtorin e hotel Dajtit dhe rekrutuesin e shume studenteve per bashkepunetore te sigurimit L. P, gje qe e kujtojne mire ata qe punonin ne Hotel Tirana ne ate kohe. Kam 35 vjet ne emigracion por e flas shqipen njesoj si diten qe u largova nga Shqiperia dhe femijve ju kam folur gjithmone shqip. Vetem injorantet dhe njerezit me komplekse kerkojne te bejne interesantin sikur ju perzihet gjuha e huaj me shqipen. Nejse zoti e ndihmohte nese eshte e vertete qe eshte katandisur e pastrehe.
Edhe une jam Emigrant, por asnjehere nuk kam mohuar se jam shqiptar, ne shtepine time flitet e kendohet shqip, gatuet shqip dhe jam krenar.
Si i nxirrni bojen keshtu nje kengetareje te famshme mor plehra? Shkrepni nje foto pa leje dhe merrni nje grua kot neper goje. Popull thashethemexhijsh te ndyre.
Shkrimi është për ata që kanë vesh.... . Është dhe për ato VIP-et e sotme...... . Për Bleonën e "sa kam bythën e mirë", për Erjola D. , e cila mund të përfundojë më keq kur të mos ketë më bythën e mirë, për motrat Vjollca, kur vjollca të vyshket dhe do ta shkelin me këmbë, për Antonelat dhe escortat e tjera, kur të mos kenë fuqi më të bëjnë escortën...... . Vajza, mos harroni.... Dhe vjen një ditë, siç thotë Aleksandër Gjoka:- Se buzët e tua, do fishken do plaken...... Apo kënga:- Se vajzat bëhen plaka, rinia nuk vjen më.... Apo:- Qaje, qaje vajzërinë o mor bilbilo.
Bravp! Lane nam duke shku pas saj si ne mje peligrinazh! Lereni ta jetoje jeten si do o njerez! Ju hap nje muhabet ervtu marre!
Pse të ndihmohej? Na catë karin me këta, të pastrojnë haletë si të gjithë ata që u ra halli edhe pse me shkollë të lartë, të sakrifikojnë. Boll më me këto gjinkalla të padobishme.
Sa e pa mëshire ështe kjo botë, po të erdhën kohë të veshtira edhe mizat do hjedhin valle mbi trupin tënd. Kështuë më dukët edhe historija e kësaj gazetarës këtu. E vrtata ështe se shumë her më dinjitet njerzore dhe rrespeket nga njerzit e thjeshtë ka Simaku, se sa shumica dermuse e gazetarve dhe adiministrat shtetrore në tërsine e saj. Se pse ju me emrin gazetar ju sherbeni kriminel dhe hajdutve si Edi Rama, Sali Berisha, ilir Meta dhe shokve të tyre .
Sa e vockel je moj Dalinke... sa meskine! Tullumbace te fryra ka plot ne Shqiperi. Respect e fisnikeri... keto fjale jane te pakuptimta per tullumbacet shqiptare,qe ne gjak kane vec hakmarrjen e mbivendosjen... ngadhnjim i INJORANCES.
E fillova leximin e ketij artikulli me nje skepticizem pasi titulli me beri te mendoj ja doli nje ti bije kokes fatkeqesise te nje personi, ama e ke shkruar me kembe ne toke per idhullin e shqiptareve te viteve 80, nje nder to edhe une. E ke shkruar me kembe ne toke duke treguar se fatkeqesisht gabimet i takojne njerezve qe edhe fluturojne mbi re pa krahe pasi spo dua te perdor ate shprehjen e popullit qe tregon sesi fluturojne. Pyetja lind po sikur Vivian Simaku te ja dilte ne tregun amerikan dhe te behej psh si Dua Lipa apo Rita Ora, do kujtohej Vivian Simaku se nga i kishte rrenjet. Mbase ishe Karma qe nuk e la te harronte se nga i kishte rrenjet. Sidoqofte si cdo shqiptari qe eshte rritur ne vitet 80 me vjen absolutisht keq per Parashqevine.
Nuk mund të mungonte dhe një gjuajtje me gurë, e kësaj shtrigës cinike.
Ngelem i habitur pse gjith ky helem qe dikur na dhuroi buzeqeshje, Gazetar,media ne shqiperi jane kethyer ne nje gangrene per njerzimin dhe njerezit e lire,nese dikush nuk do ti frenoj me nje ligj nje zot e di se ku do perfundoj kjo shoqeri ne dhembet e gojet e qelbura te tipit Fevziu ose nje Olti Curri,mora shembull keta te dy por kemi shume qe duhet mdershkur me ligj,ose me dru.
Sipas kesaj qe shkruan Dalina, e cila sakteson se iku me presh ne tajare nga Kavaja dhe kujtoti se Ameriqia do ta bente STAR dhe i ngeli preshi ne tajare me shtate emra dhe sdonte te fliste as shqip.Ne video qe doli eshte ajo edhe pse aludohhet qe nuk eshte ajo, ne fakt duken vitet qe e kane katandisur si mos me keq.Gjynaf, te ruajt zoti ment e kokes Parashqevi.
Po cfarë të duhet ty se cfarë ka bërë dhe po bën P. Simaku ???????!!!!!!!! NDIHMË SI KA KËRKUAR ASNJËRIT. Po ctë duhet ty moj "gazetare" që bën këtë shkrim !!!!!!! DEBILE,INJORANTE. Nëse P.Simaku kërkonte ndihmë nga ty apo Topi jot. Atëherë po. Robt ku ti kesh.
Te lumte Dalina!
Dhe un te respektoj per shkrimin vajze Jam dhe un i bindur qe keshtu esht Respekte!
Bravo moj gazetare, ke thene nje te vertet, keto apo ata soje qe nuk duan vendlindjen keshu do te perfundojne.
Parashqevia jeton ne Los Angeles California.
na plasi kari se ku jeton ajo rrot kari
Ummm, jo nuk jeton ne Los Angeles. New York City. Ka jetuar dikur, por tani e ke ne New York. Nuk e kuptoj nga ku u be kjo kengetare idhulli i muzikes Shqiptare. Iku nga Shqipria ne 92, u martua ne Amerik po ne vitin 92. U kthye nje her e mbaj mend, dha nje interviste ku fliste sikur Shqipen e kishte harruar pak vite mbas ikjes. Nuk e rrespektoj ate Shqiperi qe e beri kengetare dhe i dha emer ASNJEHER. Tani ne duhet ta ndihmojme. Amerikanet thone, E bere krevatin vet, tani fli ne te. Lereni te qet te jetoje ate jet qe ajo zgjodhi te jetoj. Pastaj mos harroni se ajo ke edhe nje djale qe kur u nda gjykata ne Amerik i dha te drejte ish burrit ta mbante. Dhe jo, nuk eshte se "ja futen se mbase ishte Shqiptare" Dicka ata pane qe nuk shkonte dhe ja dhan te drejten ati, New York eshte shtet qe mban anen e nenes 90% te mastered. Lereni robin ne hall te vet. Aq me teper kta njerez ne New York qe perfitojne dhe kerkojne 5 minutshin e fames me videot e tyre. Shiko se e gjeta une dhe i dhash buzekuq Dior dhe me veprime qe duken tallje te randomta qe vetem e vetem te nxjerrin dicka.
Kush ja kerkoi kesa idioteje kete opinion? Parashqevia nuk erdhi dhe ju imponua shqiptareve ne asnje menyre. Lerini njerezit te qete ne jetet e tyre. Jane kthyer njerezit dhe keta gazetaruce ne kafshe pa respektin me minimal per jeten e askujt.
foshnja vertet je nje idiot fyes! Shkrimi realitet dhe i besueshem.
Ah moj Dalina. Zmirezeze ngele gjithe jetes. Wake up! Te paska pare Amerika dhe nuk e paske pare ti. Mos paragjyko asnjehere dhe merru me punet e tua, mesimi i pare i kultures amerikane. Shyqyr te erdhi koha te vjellesh dhe ti vrer o moter, te paska ngel ora ne 2003 se ajo nuk te dha interviste. E tmerrshme, vazhdon e kujton pas 21 vitesh!!!! Sado te llomotisni nuk e perbaltni dot figuren e Parashqevise. Te kete shendet ajo zonje e nderuar dhe e prifte e mira kudo/kurdo!
Mos gjyko të tjerët n.q.s nuk ke të gjitha të dhënat përballë Ose më shqip mos gjyko të tjerët pa bredhur me këpucët e tyre
Tamam
Shkrim me shumë fakte. Të lumt Dalina! Shqipëria duhet t’i ofroj mbështetje -nëse pranon do të jetë mirë; sepse është një yll. Por, nëse nuk don të flas shqip, atëherë, mos i ndërhyni në jetë.
O gazetare debile Parashqevia nuk ju ka kerkuar dhe nuk kerkon ndihme nga Ju akoma se kuptoni.
E vërtetë, ajo verë spo kërkon ndihmë. Por ka disa të tjerë që kërkojnë ndihmë në emer të saj ! Biles disa kërkojnë ta ndihmojnë me paratë e shqiptarëve, me pension special nga Shqipëria.
Me pelqeu shkrimi dhe gjithcka qe ju keni thene ! Nganjehere per disa kur vijne ne kete vend kujtojne se kane kapur qiellin me dore! Do me behej qejfi qe ti ndryshonte jeta Zonjes Simaku por mire eshte qe njeriu ta ktheje nganjehere koken mprapa nga ka ardhur !
Bravo Dalina,vajz me këmb në tok. Të thuash të vertetën nuk je njeri i keq
Nuk behesh kurre e madhe duke pretenduar te godasesh nje njeri te madh, e nderuar gazetare. Ne pamje dukesh e qeshur, por helmin e paske alla shqiptar per shqiptaret. Vetem ne shqiptaret shajme njeri tjetrin ne portale. Bej nje prove dhe futu ne cdo portal. Dhe jam gati te ve bast me tere djersen e punes time qe ju gazetare e nderuar Dalina, nuk keni per te gjetur as edhe nje portal, asnje shoqeri, apo grup njerezor, ne tere Globin, ku te shajne njeri-tjetrin ne kete fare feje, si shajme ne njeri-tjetrin. Dhe Ju po qelloni me nje gur me shume si shqiptare kunder nje shqiptareje me vlere. Ne nje koment te nje njeriu shqiptar me mend lexova: Na lini ta njohim Parashqevi Simakun si e kemi njohur deri tani.
Bravo ????. Njeriu me men kurr s’do te binte ne nivelin e kesaj gazetarucje,apo te atyre qe e kan punsuar, kuurrrrrr.
Bozhigrad-dukes se jeni i njejti person qe ka bere disa komente kunder gazetares qe nuk ka share kerkend, por i ka ofruar publikut nje lajm per nje personazh te njohur ne vendin tone. Kjo eshte puna e gazetareve dhe per kete nuk kemi se perse ti kerkojme llogari asaj per kryerjen e punes se saj. Nga ana tjeter kerkush nuk e ka share Parashqevi Simakun, perfshi edhe gazetaren ne fjale. Ajo ketu ka treguar eksperiencen e vet personale me Simakun. Ne fakt ka shume qe emigrojne nga vendi dhe bejne sikur harrojne shqipen. Une kam 25 vjet qe jam larguar nga Shqiperia por gjuhen e vendit tim nuk mundet ta harroj kurre. Kam takuar ne Amerike disa shqiptare qe kishin ikur shume vite me pare, para L2B ose ne kohen e komunizmit dhe ishin martuar me vendase, pa patur kontakte me shqiptare dhe perseri mbas 50 e kusur vjetesh perseri flisnin shqip. Nje cift arbereshesh qe kam takuar dikur ne Itali akoma flisnin shqip. Disa si puna e Parashqevise dhe nje zonje qe kam njohur vite me pare e kishin "harruar" shqipen brenda dy vjeteve. Kjo tregon per nivelin e tyre intelektual, pasi po nuk deshe vendin tend, si mundet te duash nje vend ku ke emigruar? Per mua Shqiperia eshte vendi ku kam lindur dhe ku dsheroj te prehem nje dite prane te pareve te mi. Vendi ku kam ardhur me ka dhene mundesin qe te jetoj mire, por nuk mundet ta konceptoj se si mundet ta dua para vendit tim.
Shume i nderuar Emigranti. Une nuk e kam share te nderuaren gazetare Dalina. Une i kam vene para nje pasqyre per te pare veten. Natyrisht, pasqyra ime mund te jape imazhin real apo te deformuar te gazetares. Per te eleminuar mundesine qe pasqyra ime mos jete e deformuar, une i kam kerkuar gazetares te beje nje prove te thjeshte. Te futet ne nje portal te rastesishem, ku te doje ajo. Ne dy, ne tre,..., ne dhjete, dhe po te kete kohe le te hulumtoje. Jam 100% i sigurye se s'ka per te gjetur asnje grup ne tere globin qe te shajne dhe hedhin vrer ndaj bashkekombasve te vet.
Këtë që thua, shumë bukur në prozë , më kujtojë Çajupin. Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënë koka. Ku kam dashur mëmë e atë. Ku më njeh dhe guri I thatë. Ku jam rritur me thërrime. Ku kam folur gjuhën time . Ku kam qeshur ku kam qarë. Ku kam fis e ku kam farë. Të parët ku kanë qenë. Dhe varret që kanë lënë. Ku rroj me gaz e shpres' Ku kam dëshirë dhe të vdes.
Sakte. Faleminderit qe me kujtove vargjet e mrekullueshme te thurura nga poeti yne i madh Andon Zako Cajupi. Po keshtu gjithmone kujtoj vargjet e Naimit: Shqiperi te qofsha fale, te kam meme e me ke djale. Eshte per te qare e per te qeshur me disa qe perpiqen te harrojne qe jane shqiptare dhe perpiqen qe te duken si amerikane, kanadeze, gjermane apo italiane.
Per 2 vjet ne USA e fliste shqipen me theks Lol! Ke te drejte Dalina, e mbaj mend intervisten!
Shkrimi, ka nje permbajtje te nje cmire malinje, qe e justifikon plotesisht,Parashqevin tone te mbaje perjetesisht distance nga kjo specie qe i perket dhe autorja e shkrimit, qe i siguron qetesi qe ti perkase vetvetes.
Mendime shtrigash o komentatore paedukate!
Mendime shtrigash o komentatore paedukate!
Kërkoi vetë këtë? What the f...? Ajo ka jetën e saj dhe privatsinë. Nëse ka nevojë për ndihmë e thotë vetë. Një farë respekti për shqipot që duan ta ndihmojnë, por nëse ajo nuk do, është e drejta e saj. Është e drejta e saj gjithashtu ta jetojë jetën si të dojë përpos ligjeve Amerikane.
Rrugëve kanë përfunduar edhe shumë yje të sportit apo Hollivudit,fatkeqësisht për fajet e veta,për mosmanaxhimin e jetës financiare dhe në shumë raste edhe si kjo e Parashqevisë në rast se është e vërtetë,nga sëmundjet mendore dhe sidomos kur nuk ke njeri të kujdeset..... Megjithatë në shkrim ka disa të vërteta që shumë shqiptarë kur vijnë në Shqipëri bëjnë sikur e kanë harruar shqipen dhe flasin gjysma gjysma dhe janë nga ata që edhe gjuhën e vëndit ku jetojnë e flasin gjysma gjysma,kjo është mania e shqiptarit se jeton diku ndryshe nga ne,dhe disa për t'u dukur marin edhe makina të shtrenjta me qera apo deri edhe rroba për të treguar se janë dikushi...por secili nga ne e di se si punohet fort për të jetuar e mbijetuar. Kudo që të shkosh pa punuar fortë,parja nuk është në pemë që t'a mbledhësh,duhet shtërnguar suma.... Parashqevi ja për brezin tonë ka qënë një këngëtare mbi mesataren dhe si gjithë këngëtarët apo sportistët,ka qënë e privilegjuar me ato gjëra që të ofronte ai sistem,megjithatë urojmë që të mos jetë ajo që flitet dhe po qe ajo urojmë të Dali nga ajo gjëndje e vështirë,në radhë të parë vetë ajo se sa do t'a ndihmojmë ne apo kushdo,po nuk pate trurin në vënd është e kotë,jeta bën punën e vetë..,
Te gjithe keta qe kane marre penen dhe shkruajne per "Parashqevine", duket sikur kane pritur gjate nje moment te volitshem per te shkarkuar gjithe komplekset e tyre prej provincialesh! Sepse Parashqevia vete ishte "yll" i nje kohe qe perendoi me kolaps! U mundua regjimi ne fundvitet '80 te perdore si imazh per make-up disa personazhe mes te cileve dhe Parashqevia. Kinse po fryn nje fllad ndryshe! Nje shartim kinse alla-frenga i socrealizmit... Iluzione si Parashqevia kane patur shume nga ish-vendet e Lindjes, mes tyre edhe shqiptare! Nga shqiptaret, nje pjese te mire realiteti matane oqeanit i beri essell shpejt dhe u kthyen. Rasti i ciftit Flloko-Grabocka. Si Parashqevia, qe nuk heq dore nga iluzioni i "yllit" qe do shndrise eshte edhe Bleona e lehte nga mendja. Nuk do mungojne edhe ne te ardhmen!....
Shkrimi eshte realist deri ne kufijt pandjeshmerise.Duhet bere nje bilanc, kemi znj.Paradhqevi ne ShBA qe jeton ne skamje, nje artiste qe i kujtohen dhe kendohen kenget sot e mot dhe noizin e Kryeministrit Rama qe as i kendohen dhe degjohen kenget qe mbedh milionat e aktivitet joartistik dhe kriminal.Ky eshte nje bilanc i vigel i bandes asadiste PS-PD qe e ka zhveshur kete komb nga vlerat njerezore dhe arti dhe ngre ne kult antinjeriun dhe antivleren.Do te mjaftonin te vraret shqiptare ne kufi, jetet dhe familjet e shkaterruara ne emigracion, qe Nurembergu shqiptar te denonte me breza berishen, nano, majko, rama, meta, .Por kjo sdo te ndodhe, ashtu si u gradua balluku me thesin e parave nje brezni me vone, ashtu do gradohen punjollet e bandes asadiste pas zbetenimit politik te baballareve te tyre.znj.Paradhqevi eshte me fisnike ne mjerimin e saj sesa ne meshiren kriminale te fevzikazhaneve te oborrit asadist..
Analize e shkelqyer TE LUMTE
"live", "background", me da do une nuk kme fegjuar dialekt amerikan por kame fegjuar thels amerikan Ju te rinjet kujtoni dhe mendoni qe njerezit Jane menderisht normal deri ne vdekje. Fatekeqesisht kjo nuk eshte e verteta. Besoj qe nje pjese e mire ne Shqiperi, e done qe ish presidential amerikan Regan nuk ishe normal ne voter e fundit te jetes dhe per kete arsye u izolua Edhe Pareshqevia mund te mos jete menderisht ne rregull dhe kjo eshte per te Arthur keq Ne america ka ish njerez te shquar (aktor) qe pe aresye te shendetit mendore banojne poshte urave
eshte i cuditshem ky sentimentalizem snobist i ne shqipetareve per nje personazh si zonja Simaku.Sigurisht per gjendje te tilla si e saj te vjen shume keq per cdo njeri madje edhe per nje kafshe,por hiperbolizimi i tejskashem i ksaj historie ,me duket i pavend;Mos harrojme se ne bote ka patur artiste tejet te famshem,ku e ku me te famshem se Simaku qe ne fund kane perfunduar lypsa ,ka patur sportist , shkencetare ,biznesmen et, etj, qe kane perfunduar ne mizerabilitet ,por asnjehere nuk jane bere àbjekt diskutimesh te tepruara dhe e fundit te pranojme qe kjo eshte menyra e jeteses qe ajo e ka zgjedhur vete dhe ne duhet ta respektojme duke heshtur.
A ju ka kerkuar gje Parashqevia ju o njerez? Jo. Lereni rehat atehere. Nuk behet keshtu. Cfare lapanjosash jeni qe merrni tjetren neper goje.
Shqiptarët që e kanë dashur dhe respektuar meritonin një shpjegim, dhe ky është ai që përshtatet më shumë me të gjitha faktet, prandaj bravo Dalina. Parashqevia ka qenë këngëtare e mire, por jo ndonjë yll i rënë nga qielli. Nga ana tjetër ajo nuk është bërë e gjallë për familjarët e saj, jo më për publikun shqiptar. S'na vjen mirë t'a shohim në atë gjendje...i urojmë të jetë mire
Ka lule që janë të bukura por duan më shumë hije se dritë ,edhe pse vijojnë të jetojnë si gjallesa ,shëmtia dhe vyshkja e tyre jo vetëm nuk mund të shmanget por vrapon më shpejt se gjithçka për të fituar mbi ish vehten e vet.ashtu e bukur në memorje por shëmtirë që ka vet-zgjedhur verberisht një fund të keq
Chapeau Dalina
shkrim korrekt dhe i besueshem, paska ikur per lesh dhe Pashqevia, eshte tipîke kjo per njerezit qe shofin endrra me sy hapur, ne shqiperi ajo ishte ZOT, por ne amerike qe edhe lufta ndermjet llojit eshte e eger dhe e pameshirshme. beri ate qe dihet.
Parashqevia ishte vllehe dhe normale qe s donte me te bente me Shqiperine pasi iku. Ish e huaj e ketu. Zoti e ndihmofte megjithate
Emri dhe mbiemri i saj,jan aq me domethenie ne Greqisht,sa qe edhe vet Greket se kan ket domethenie qe i permban identiteti : Paraskevi ( e premte ) Simaku ( Simaqi, lexohet ne Greqisht dhe do te thot aleat,aleanc...) ! Kuptohet qart se familja e saj i perket etnis Greke e cila gjat Perandoris Osmane shtrihej ne vijen bregdetare Gjeorgji,Turqi deri ne Greqin e sotme .
Ne 2003 ose edhe 2004 Parashjevia erdhi erdhe ne Boston per te njejtin Cd dhe bashke me te shoqin ( qe luante kitare) ne nje librari afer qendres se bostonit ( per ata qe e njohin bostonin afer bashkise ne katin e pare se libraria eshte me dy kate) dhe jo vetem qe na foli shqip ( mbasi shumica ishin shqiptar ) por prezantoi edhe te shoqin dhe kenduan edhe shqip. Mbase nuk donte intervista per tv shqiptar ( per te shpjeguar shkrimin e mesiperm ose arsye tjeter por kjo eshte nje e vertete. Tung
E beri se I intetesonte ai takim per te fituar "famen" per momentin dhe shitje te CD've. A erdhi me von per tu kenduar juve Shqip? Jo, nuk erdhi. Njerez si kjo dhe mora e ksaj Bleona qe u marrosen mbas fames nuk me vjen keq.
Shqiperia nuk do ta linte te endej rrugeve, thote kjo. Nderkohe Shqiperia le qindra mije pensioniste te ngordhin urie me pensione qesharake. Mijera shqiptare operohen jashte shteti, sepse spitalet tona publike te rrezikojne jeten. Lereni te qete. Ka bere nje zgjedhje personale, si shume shqiptare, te shohe punen e saj. As ka vjedhur, as ka vrare, as ka transportuar droge, si shume bashkeatdhetare tanet qe sot e konsiderojne veten si elita e vendit.
Bravo, por në këtë vend akoma është e pakultivuar mjaftueshëm liria. Idiotët nuk do ju kuptojnë.
Foli dhe nje prej tyre, nder shume te tjere. Mbase Dalina duke bo copy-paste veten me emra te ndryshem. Akoma nuk kuptoni qe shume komentues ketu jane revoltuar per mungesen e etikes qe ke treguar e nderuar Dalina. Eshte nje goditje aq e ulet qe mund ta presesh vetem nga nje njeri i ulet dhe siperfaqesor si ty. Tani mbaj shenim dhe IP-te e komentuesve dhe shaji pas 30 vjetesh! Shendet
Edhe pse mund te kesh paraqitur fakte ne shkrimin tend, perseri reflekton keqesi dhe cmire dhe munges te madhe profesionalizmi dhe ndershmerie. Teresisht je jashte etikes. Te pakten ne kete moment nuk duhej te shpreheshe sic je shprehur. E tregon veten si gazetare gjobaxhesh qe mezi ke pritur ta qellosh me gure kete femren qe dikur na ka qetesuar me muziken dhe zerin e saj. Turp te kesh dhe turp edhe ky Meruqi qe te jep hapesire.
Po pse moj ti e buzit i bije gjërave me sëpatë.Ke prodhur një shkrim mediokër e pa nivel,medemek butë e butë,po Parashevisë po ja futë. Vetëm Zoti e di se çfarë ka hequr e shkreta në një vend të mallkuar si ai i joni(ti xhanëm mund ta dishë më mirë dhe mbase je përshtatur për karierrë). Prandaj iku e nuk e ktheu kokën mbrapa,ashtu si një pjsë e jona që kemi ikur këtej. Nga një vend që prodhon vetëm talebanë nuk ke çfarë pretë dhe keto rrjeshta që ke hedhur nuk e zbukurojnë realitetin,por e shemtojnë por edhe nuk e ulin kurrë figurën e Parashevisë. Nëse ajo e shkreta do kishte qëndruar në Shkipëri do kishte përfunduar duke shuhar epshet e pleqeve të djallzuar me prostat që kanë detyra e pushtet(ti mbase di mirë se je gazetare) Lëreni Parashevinë në lavdinë e saj,ajo është një heroinë që lindi në një vend të mallkuar,por nuk u vlerësua kurrë nga njerëz të mallkuar,dhe si e till qendron shumë lartë,pamvarsishte baltës që mundoni të hidhni mbi të.
Ajo e shkreta ka mendu se te behesh si rita ora sot dhe dua lipa duhej te kishte nje meneger katunar qe e ka marr edhe per burr dhe qe punon ne ndertimtari ne usa, do terbohen amerikanet pas saj sapo te shkele ne USA. Ajo ishte ne shqipri nje kengtare e mire.dhe kaq Asaj I eshte kujtu shum vone qe te jesh sexsimbol ne usa duhet dicka me Shume se ckishte parashqevia, kshuqe eshte thjeshte muhabet koti qe e futi ne qarkullim qerosi i klanit. Parashqevia nuk e eshte e para qe ka “rrjedhur”ne USA . Po rrjedhin miliardere e po behen qesharake jo me parashqevia qe ka ngel pa kokerr leku ne xhep. Mjafton te shohesh shqiptar qe kan miliardat dhe qe mendojn qe jane lidere global dhe se besojn se ata ne amerike nuk i perfill askush. Biles edhe nje ishprokuror i pergjithshem i shqiperise i eshte drejtuar kongresit amerikan me nje leter duke Ju shpjeguar se ai eshte i pakorruptueshem dhe se kabllogramet qe kan ardhur nga ambasada e amerikes qe ndodhet ne tirane nuk jane te verteta por qe jane marr nga media e bulevardit te tiranes. Ajo e shkreta sic e thote edhe vete ne nje interviste qe qarkullon ne YouTube se kam msu anglisht por spo arrij te mesoj se si mendojne amerikanet dhe kjo shojegon dhe gjithe rrjedhjen qe ajo ka pesuar.
Nga gjithe debati nje gje nuk mora vesh :sa do te jete bonusi i dyte per pensionistet?
Shkrimi me realist.. Sado "star" te jesh ne Shqiperi sapo kalon kufirin je nje emigrant i rendomte dhe per nje shqiptare eshte dyfishte me e rende. O popull mesojeni se nuk ishin budallenj ata qe shkruanin libra per gurin e rende ne vendin e vet.. Nuk jane budallenj as ata artiste qe u kthyhen ne Shqiperi pas eksperience se endrres amerikane. Dicka dine keta njerez! Mos beni llotari me jeten, informohuni para se te merrni hapa qe nuk i ktheni dot me pas. Parashqevia eshte mire, e ha nje cop buk si lypse neper kisha por te tjereve nuk dihet ku jane varros.
Je nje idiot(e) qe thua jemi émigrant të rendomt. Lerini njerezit në jeten e tyre. Primitive qe vetem dini të shani. Krimba gjize.
Njerzit nuk duhen gjykuar cdo njeri i din vet halli e vet
Njerëzit nuk duhen gjykuar cdo njeri i din vet hallin e vet
Njerëzit nuk duhen gjykuar cdo njeri i din vet hallin e vet
Njerëzit nuk duhen gjykuar cdo njeri i din vet hallin e vet
Njerëzit nuk duhen gjykuar cdo njeri i din vet hallin e vet
Resopekt se Ajo ka qene dhe do do mbetet nje kengetare shume e mire...kjo Gazetare ha cfare eshte do te ishte mire: nese te shkruante dicka Pozitive ok por gjerat negative dhe private sikur do te ishte mire te mos shkruante as dhe nje fjali...Fundja dhe juve qenkeni manget nga trute se juve jeni vete Femer.... mos lozni me fatekeqesite e dikujt nese asaj vertete i ka ndodhur me ato fatekqesiste qe i ndodhin me mijra zonjave shqiptare... nuk te ka pranuar te false as shqipe ! e drejta e asaj ! ha flete shqip apo Anglisht.. Turp qe ben lajm per te fituar ato Onorare per kete shkrim...kujdes nga Zoti se rrota rrutullohet nganjehere....se mos ndodhesh vete me keqe ne ndonej situate ! dhe do maresh inate dhe veten tende !
Dalinaaaaa je shuuume e vogel dhe e ulet! Who the fuck are you anyway? Pse ke nje mikrofon ne dore do te thote se duhet te te marrim ne konsiderate automatikisht? Shqiptaret kane nje nam te ndyre dhe jo pa arsye. E tregove dhe vete se cfare je me kete shkrim. Ti, dordolec arash, do te besh moral?! Eshte kafshate shume e madhe per ty te analizosh Simakun duke mos ditur asgje. Qenke njeri shume i shemtuar, brenda e jashte.
Ja dhe keto shpelarjet e felliqura propagandistike te ketyre! Po pse pak artiste kane vdekur te braktisur ne Shqiperi qe do kishte trajtuar ndryshe Parashqevine qe kjo e quan te vdekur?
Një shkrim fund e krye cinik, pa shpirt dhe që vlon nga hakmarrja dhe xhelozia. Çdo njeri ka kufizimet e veta ideore, zvillimore apo kulturore, por kjo nuk përbën arësye të zhvishemi nga humanizmi kur shohim divën shqiptare të viteve ‘80 në një gjendje jo dinjitoze. Do të dëshiroja shumë t’i jepej çdo lloj ndihme, sigurisht nëse është dhe dëshira e saj.
Neqoftese ske mundsi te behesh i mire ne kto raste, mos u be i keq, jeta nuk dihet çfar te ben dhurat.
Dalina ne se eshte e vertete kjo qe thua eshte per te ardhur keq qe kjo kengetare te mohoj origjinen e saj dhe eshte shume turp dhe nuk kerkon respekt.Prandaj zoti eshte I madh dhe kur I bie ne qafe nenes tende Shqiperi te denon dhe ja po e denon.Ne se nuk do te dije fare per Shqiperine dhe Shqiptaret le te beje c'te doje dhe ta ndihmojne leckamanet .Kaq.
Atdheu eshte aty ku njeriu ndjehet mire.
Te gjithe you o people po jene te zgjuar mesoni nga ato gjera qe te tjeret nuk bejne mire, ne te kundert rrini rehat e hani nga nje pjate fasule. Te gjithe kemi nga nje rruge per te bere ne jete dhe jo te gjitha rruget jane " te shtruara njesoj".
@E Nderuar Dalina Buzi...e lexova shkrimin tuiaj..si dhe komentet e mesiperme... 1-nuk e di se c´fare ekeperjence keni ju me Kurbetin???po duket te Kuptoni edhe Parashqevi Simakun ne Konteksin e Kohes...ju nuk i dini Rrethanat e saj...pra edhe ajo nuk donte te jepte Interviste dhe ne thellesi te Zemeres ka qene e Plagosur..per refuzimin...??Ose edhe jo...Mbase edhe Naiviteti i te "Berit me zor Amerikane"..pra ...??Por mendoj se nuk duhet te gjykohet si Delirante..sepse nje Kengetare restorantesh..Fiton shume me pake se nje Kengetare Kabarashe. 2-Shume Shqipetare kur shkuan ne Greqine "Demokratike"..u Detyruan..qe te beheshin "Vorio-Epirot"..nje Terme qe per shume Shqipetare edhe pse i Papranueshem..duket se u "Zgjidhte Problemin" me punedhenesin Greke. pra.jo se Greket ja kerkuan me C´do kushte...te Detyronin Rrethanat e Kohes per te mbijetuar... 3-Ne Shqipetaret qe ishim te Izoluar prej kaqe Vitesh..dhe qe shkuam ne Greqi...me rrobat e Trupit..Nuk na Proshte Pune;"Patriotizmi"...dhe duhet te Pershtateshim me Idene e te qenit dikush qe nuk ishte...duke filluar nga Nderrimi i Emrit...ky nderrim Emri...ne KOnteksin e kohes per shume Vete ishte Nje Domosdoshmeri...ishte nje Lufte per Mbijetes..ose thuaj qe nga Ilir ..behesh Ilia..ose Pronari..mbase jo..por NUk te jepte dikush shtepi me qira..po ti thoje se ishte Shqipetare i paster...Nuk kame KOmplekse..qe ti akuzoj te gjithe GReket..por kishte shume te tille Qe nuk i donin Shqipetaret..(E kame Provuar vete dhe me Ndoqen naten nga Hoteli ne nje Ishull) 4-theme vetem te verteten,pra kur shume Shqipetare ne Greqi u bene "Vorio-Epirote"..pse mos te "HIqej" si Amerikane Prashqevi Simaku ne Amerike??????Mua si Shqipetare nuk me prishe Pune Fare...niles do ti thoja se nese ja del BRAVO..pse jo??Dhe kujte i prishi Pune??Askujte nuk i hyri ne Borxhe akoma edhe Gazetares se Mesiperme 5-Blendi Fevziu "Qerosi"..qe kur e pa se nuk ja Dilte dote ne Amerike ..ja mbathi..dhe u kthyer ne shqiperi si "Shkerdhate" themi nga Fieri-Vlora..qe te na "Shiste" mende per Heroizmat e tije ne Amerike,,pra pse u dashka ta shikoj Parashqevine me syrin e nje kritikuPPDhe pse u dashka ta Kritikoj apo shaje kur Une..Ne..nuk i dime Rrethanat e saj..dhe Ajo ka Bere dhe menduar sipas Interesit te saj..Pra edhe ne qofte se nuk i ka dhene Interviste Dikujte..mos valle duhet ta Shajme??????????Keqardhje per Zonjen Simaku,,..dhe te gjithe ata qe nuke i ka Ndihmuar Fati.... dhe nje Pyetje per Artikullshkruesen:Po sikur Parashqevi Simaku do ta kishte dhene Intervisten e Kerkuar nga ju dikur..mos valle kjo do te ndryshonte Mendimin tuaj per te?????? @@Lerini Njerezit ne jeten e tyre... Gezimet dhe HIdherimet e tyre...lereni Parashqevine ne hallin e saj...qe nuk do tja Uroja..
I ke rene pikes me kete shkrim.Kam pare shkrime te disa personav,te cilet "bertasin" pse nuk e ka ndihmuar dhe nuk po e ndihmon shteti !! Pse u dashka qe paret e nje populli te varfer te shkojne per nje person qe ka gati 35 vjet qe i ka kthyer kurrizin ketij populli dhe ketij vendi dhe me e turpeshmja,e cila ka refuzuar vazhdimisht te flase gjuhen e popullit te saj,gjuhen e nenes se saj.Ka gjetur ate qe ka kerkuar vete me deshiren e saj dhe ju lutem .os na e peni Parashqevine si kengetaren me te madhe te ketij populli,se nuk eshte e vertete.Ajo kendoi ne vendin e saj max 5-6 vjet pati nje fare shkelqimi dhe kaq,por as nuk mund qe Parashqevi Simaku ti afrohej Vace Zeles.E fundit qe duhet te them eshte se ajo harroi jo vetem vendin e saj,por Parashqevia harroi ne radhe te pare nenen e saj me te cilen kishte vite pa komunikuar dhe e cila vdiq para disa vitesh me pengun e mos tskimit me te bijen.Pra thjesht ajo ka gjetur ate qe ka kerkuar vete !
Fakti që Parashqevia nuk do të takojë asnjë të afërm apo shqiptar, nuk e di nëse e takon djalin, tregon se vuan nga skizofrenia e depresioni.
Sakt, perfect se Ka shume shqiptar si ajo , qe e mohojne shqiperine dhe kur vijne ketu vijne per pordh sepse Jane aty ne saj te martesave te tyre ose vajzave te tyre , ne ketu qe e bejme sakrific te pa pare jetojme me me dinjitet, ato vishen me bukur por emigrimi I ka lene ne vitet 90 ,rojne per te shit mendje fisit Kur vijne ne shqiperie
Nuk ishte më e njohur bashkëshortja e Trampit sesa këngëtarja e jona. E keqja është që njera ishte nga Shqipëria e tjetra nga Slovenia. Shqipërinë e leshuan më tepër se dy miljon banor. Kjo ishte pasoj e regjimit të Enverit. Ashtu na kishin edukuar. Edhe këngëtarja ishte shqiptare nga Shqipëria.
Jam 80 vjec dhe kam 33 vjet qe nuk jetoj ne shqiperi .QAVA kur lexova kete shkrim ,qava jo per parashqevin ,natyrisht me vjen shume keq qe ka aritur ne ate gjendje .Qava se si njeriu mund ta harroj vendin etij ,atdheu nuk zevendsohet me asgje .Kete e ndjen ai qe nuk eshte ne shqiperi ,atij qe imungojne zakonet ,dashuria ,shoqeria e atdheut . ATDHEU NUK ZE VENDSOHET ME ASGJE .Nje gabim qe beri parashqevia nga euforia rinore ne,nuk duhet ta fshim ate ,por duhet ta falim kete perle te muzikes shqiptare .FALENDEROJ gjithe ata njerez qe duan ta ndihmojne sidomos bashkin ekavajes .NE FUND TE FUNDIT SI SHQIPTARE DUHET NDIHMUAR DHE KAVAJESIT TANE ATDHETARE QE QE MOTI BEJNE THIRRJE PER NDIHME .Eja parashqevi te degjojme zerin tend melodioz ne truallin tone i lir ,patriot dhe atdhe dashes ne te gjitha koherat .EJA!
Le ti ndajmë gjërat! Parashqevi Simaku e kohës të Komunizmit na ka interesuar vetëm si artiste, kurse si njeri pak e njihnim. Që ta njihte Dalina atëherë as që bëhej fjalë... Si artiste, sot nuk kemi asnjë provë se P. Simaku është në nivelin e dikurshëm apo me mirë. Sa për jetën personale si mund ta gjykojmë? Nuk e gjykonim dot kur e kishim këtu artistë të preferuar si mund ta gjykojmë sot.? Dalina ka gjetur një pikënisje të shkrimit e bindur që do ta bënte atë të lexueshëm, tezën e Icarus që donte të fluturonte lart por dielli e shkriu dyllin me të cilin ishin fiksuar flatrat.... Pra ajo, Parashqevia, e kërkoi vetë këtë që po i ndodh sepse donte të fluturonte lart. Cinizëm absolut!. Të jetë cinike një femër si Dalina Buzi, lëkura e fytyrës të së cilës i merr të keqen asaj të plakës Parashqevi, ky është kulmi. Kujtoj shprehjen e fytyrës të Beti Njumes kur e pyetën për kunatën e saj Dalina... Për artisten e dikurshme Parashqevi me vjen keq, mbase është e sëmurë, por për këtë " njerzillek" nga Fevziu, Curri, Kazhani, Buzi e kompani, paketime të Sigurimit të Shtetit, nuk kemi nevoje.
Shteti shqiptar. Zoti kryeminister. Ndihmoheni. Pareshqevia eshte gjigante. Pensione te vecante dhe shpi si e molit.. le te flasin sa te duan kok palaret.
Ligesi e klasit te pare ata qe nxisin kete debat. Duan te terheqin Ramen ne kete debat dhe e kuptoni perse. Ndaj mos u habisni kur se shpejti te dalin video "rastesore" per Makoçin, sic dolen per vajzen e Majlinda Bregut apo per vajzen e Fevziut. Dalina qenka ne menopauze mesa kuptoj.
Dalina shkruan keshtu se ndryshe nga Parashqevia qe kishte arsye legjitime per te patur ambicie ne Amerike, Dalina e dinte mire qe nuk kishte asnje cilesi qe mund te ecte perpara tjeterkund pervec se me dallavere e keto shkrime te zinj e me mllef ne Shqiperi. Tani mendon qe i ka ardhur te jape mendim, se Ozempiku i ka shtuar pak besim te vetja. Keqardhje per keto gazetare medioker dhe te kompleksuar qe skane asnje respekt per privacine dhe dinnitetin e dikujt qe ka bere zgjedhjet e veta ne jete e askush ska arsye ta gjykoje, aq me teper kur nuk eshte shfaqur me vullnetin e vet ne shesh te ujqerve te atdheut e gazetaruceve te shemtuar si Delina e Mira. Neveri per kete rrace te ndyre gazetaresh e grash qe na shiten per te suksesshme!
Parashqevia apo Vivien si e quante veten ishte kthyer njëherë në Shqipëri pas diku 6 muaj pasi kishte emigruar , po atë vit unë isha kthyer pas 11 viteve në kurbet dhe flisja Shqipen më pastër se Shqiptarët në trojet e tyre kurse Parashqevia apo Vivien pas 6 muaj kurbet çdo të dytën fjalë e kishte you know .....you know athua kishte 30 vite pa u kthyer dhe si të mos i mjaftonte edhe në koncert thrriste ish burrin ti tregonte shqiptarebe "suksesin"-kishte burrin amerikan...e vërteta vret ama është e vërtetë. Respekt për gazetaren.
Dhe ti per kaq gezohesh qe sot ajo ndodhet ne gjendje te mjerueshme? Se thoshte you know apo yes. Une i kam pare ato intervista, ne asnje moment nuk me eshte dukur as mendjemadhe as qe mohonte Shqiperine. Madje gjithmone ka thene se eshte shume e veshtire t'ja dalesh ne New York. Edhe ai plehra e burrit te vete, si duket kur nuk kishte si ta shfrytezonte me, e la, duke marre dhe djalin. Keto jane fatkeqesira qe mund t'i ndodhin kujtdo, mos qeshni me hallexhinjte. Merruni pak dhe me ata kompozitoret tane "te nderuar" qe punuan ne Amerike si seksera neper ato mejhanet e ndyra ku perfunduan keto artiste, edhe e ndjera Anita Bitri. Nje zot e di cfare mund t'ju kete ndodhur, se askush nuk tregon, ose ka frike te tregoje.
Po kush po gezohet per fatkeqesine qe i ka ra nje gruaje te shkrete? Perse i shtremberoni fjalet qe thone disa komentues? Cfare dreq njerezish jeni qe krijoni shprehje negative edhe aty ku nuk ka? Ne vend qe te merreni me fjale; e lagu se lagu bishtin dhelpra, do benit mire qe te krijoni nje llogari dhe ta ndihmoje kush te doje ate vajze qe ne fund te fundit perseri mbetet vajza jone, packa se na paska mohuar sic thote ndonje ketu.
Mon , aspak nuk i gëzohem gjendjes së sotme të këngëtares sonë , kështu si puna saj ka jo pak bashkëathetarë që gjenden në gjendje të keqe financiare, nuk është turp me fol shqip biles edhe me u kthy në atdhe( një apel edhe ng KM i Shqipërisë ), artistët tanë sidomos këngëtarët ( jo vetëm këta) jetojnë shumë mirë me punën e tyre......??Shkrova për dukunin që ishte dikur që akoma edhe sot egziston po jo si në fillimet e egsodit të shqiptarëve. Dhashtë Zoti mos t'a ketë askush fatin e saj. P.S. duhet me qenë shpirtkeq me ju gzu dikujt në fatkeqësi , është akuzë e rëndë.
Kjo gazetarja gjeti kohën e përshtatshme për të mar hak ndaj refuzimit që I ka bër Parashqevija. Na trego pak moj se kujt ja bëre qefin që të çoi në usa kaq të re ? Eksperienca jote ? Hahaha. Sharabajg je , dukezh që nga mënyra se si i mban flokët.
Shkrim i ulet. Mentalitet provincial/fshataresk. Nivel, mbajtje hatri dhe thashethemesh. 4 rreshta me zor ti lexova. Imagjino ku ke qene ne 2003-shin, akoma me cizme llastiku veshur para syve te Parashqevise. Pse, nese do ta kishte fishkellyer ty, do flisje mire sot? Me kete shkrim Ke ushqyer zemerliget, provincial si puna jote.