“Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv…” Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.
Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.
Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.
Rama: Pa telefon
Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja
Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?
Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja
Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera
Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.
Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri
Me telepati!?? Doktori si je? Kjo histori eshte si puna e hoxhes ne minare! E do I "shtyme" te vogel!
Truri gjeneron vale elektrobiologjiike, Mjafton te kesh marresin e ketyre valeve dhe mund te hysh ne komunikim me njerzit ne distance. Ne se trasmetimi i valeve zanore dhe figurave ne distance nuk eshte me nje cudi,ashtu dhe valet qe leshon truri nuk do jene cudi ne te ardhmenmjafton qe ato te kapen nga marresi!