‘Po shkalloja’, aktorja në një rrëfim prekës: Më thonin se nuk do bëhesh kurrë nënë

20 Shtator 2024, 11:37Lifestyle TEMA

‘Po shkalloja’, aktorja në një rrëfim prekës:

Aktorja Olta Gixhari ka ndarë një rrëfim prekës rreth përvojës së saj të mëmësisë, duke treguar se si ky rol i ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë më të përulur. Ajo foli për sfidat që përjetoi gjatë periudhës kur vendosi të linte gjithçka në Shqipëri dhe të shpërngulej në Spanjë për të jetuar me partnerin e saj, ku më vonë solli në jetë djalin e saj të madh, Amarin.

Gixhari përshkroi se sa e vështirë ishte për të të ishte një nënë me kohë të plotë, veçanërisht duke u përballur me një foshnjë që qante vazhdimisht. Ajo pranoi se shumë njerëz nuk e besonin se ajo do të bëhej nënë dhe shpesh e përqeshnin me tone vulgare. "Askush nuk më besonte se do të bëhesha nënë, ma thoshin në mënyrë vulgare. Unë qeshja, por brenda më vriste," tha ajo.

Në një intervistë me gazetaren Mira Kazhani, Olta shtoi se mëmësia është ajo që e mban me këmbë në tokë. Ajo tregoi se kishte lënë pas karrierën në teatër dhe bizneset e saj për t'u përkushtuar plotësisht jetës familjare.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.'' rrëfeu ajo, duke pranuar se kjo periudhë ka qenë shumë sfiduese.

3 Komente

  1. .
    .

    Fakti qe ke pjelle dy here sdo te thote qe je nene. Ta lesh femijen nje zot e di se ku dhe te rrish per muaj te tere ne big brother vetem e vetem qe tu tregosh shqiptareve se sa femer e rendomte je nuk do te thote qe e meriton te quhesh nene.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      kjo o thote qe desh shkalloji se u be nene..

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lola

        Akoma merreni me kete ju . Ku pyet per femi kjo i ka hyre vetja ne qejfe ne filme dukej si nena e Luizit nuk shkonte per rolin e vajzes se re

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje