
Melania Trump ka publikuar një video në rrjetet sociale duke mbrojtur punën e saj si modele që ka pozuar nudo në të kaluarën.
Në pamjet e postuara në platformën X (ish-Twitter), bashkëshortja e Donald Trump tha se “pyetja më urgjente” është pse media “ka zgjedhur të analizojë festimin tim të formës njerëzore në një sesion fotografik mode”.
Zonja Trump ka shkruar një autobiografi, e cila do të publikohet më 8 tetor dhe promovohet në fund të videos, shkruan Sky News.
Puna e saj e mëparshme si modele bëri disa tituj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, por nuk është e qartë nëse zonja Trump po i referohet shqyrtimit të mëparshëm apo raportimeve të fundit nga media.
Ajo tha në klip: “A nuk mundemi më të vlerësojmë bukurinë e trupit njerëzor?”.
“Gjatë historisë, artistët e mëdhenj kanë nderuar formën njerëzore, duke ngjallur emocione të thella dhe admirim”, shtoi ajo.
“Duhet të nderojmë trupat tanë dhe të përqafojmë traditën e përjetshme të përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i shprehjes së vetvetes”, thotë Melania.
https://t.co/ZCTwZSqZND pic.twitter.com/FH9SRFQeUR
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) September 18, 2024
Me urdher te plakut te saj pervers, duhej t'i kujtonte botes qe ka bere foto porno per te shitur librin e ri. Sa familje e ulet
Bukuria njerezore nuk filloi apo do mbaroje me ty moj debile. Pervecse trupit sex qe ke cfare tjeter ofron te njerezia? Kush eshte e bukura qe afron ti ndryshe nga te tjerat??? Trupe-bukura ka gjithe bota.
Nje mbulim klasik i mutit me shurre.Modelet cquhen per mendje sa nje kone qe perdorin njerzit per tu englendisur! Megjithate fajin qe je bere e famshme nuk e ke ti,por ai tra(m)pi qe eshte joshur me trupin tend ,duke menduar se mendje ka vet dhe do plotsonit ciftin e lumtur. Cudia me e madhe eshte se Trump kur te ka marre ty ishte nje alamet djali dhe nje biznnesmen i madh! Ndoshta nuk e mendonte qe do behesh president! Ti ben mire te heshtesh!