Plas sherri ‘live’ mes moderatoreve, Kostana Morava: Pusho, kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

19 Shtator 2024, 10:30Lifestyle TEMA

Plas sherri ‘live’ mes moderatoreve, Kostana Morava: Pusho, kam

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më pare, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores, Erjona Rusi.

Pasi Morava e quajti këtë të fundit “prostitutë mediatike”, pasi abuzoi me intervistën e saj, Erjona ditën e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu përgjigje gazetares duke i thënë se në asnjë moment intervista e saj nuk është tjetërsuar apo keqtrajtuar.

Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “Wake Up” vetë Kostana Morava e cila iu drejtua moderatorëve me fjalët “trup të keni që nuk më ftuat që dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut në kurth nga emisioni, pasi nuk e kishin vënë në dijeni paraprakisht që do e pyesnin për ngacmimet seksuale në punë. Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do ik”, këto janë dhe disa nga fjalët që spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thënë mëngjesin e kësaj të enjte në studion e Wake Up.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi”, ka thënë e revoltuar Kostana ndër të tjera.

7 Komente

  1. E
    Ed rroçka

    Top channel esht ber tv vari karin

    Përgjigjjuni
    1. c
      cere jan kto bodalliqe mer yahoo

      nashiiiiiiiiiiiii _______________ajo dihet se c'jan kto TV . mipro hej, Dashnin e lejon edhe vet Zoti .Mu q! sot , (por ne veni e duhur jo e Kisha apo TV ) damethon me bo sesso e lesh ndjejat e lira ,te jetojn Aktin e Lumturise seenssuale _E vetmja qe i ka njel Shoqerie Njerzore sot ,te cil s'ka mundur me ja zhduk Politika e Djallit ,edhe pse o perpjek boll ,tuj shpik Semudje Seksuale pafund , qy ne mos ta jetojm Lumturine ton . Mos boni mo Vaksina se ju thajn epshin /genitalet .eeeeeeeeeeeeeeee mos u boni koce bre

      Përgjigjjuni
      1. A
        Atila

        Top Channel eshte bere TOP-e Qen-nel

        Përgjigjjuni
        1. a
          armela

          Dikur keto rrinin poshte urave, tani dalin ne televizor! Kapeshin per flokesh per klientet, ndersa te ne japin mend e quhen "gazetare" dhe "moderatore". Respekt per prostitutat e rruges... ndersa per nivele te tilla qe kamuflohen nga cfare jane ne te vertete, gjynah!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kristi

            Tv bordello.! Të vjen ndot nga këto fytyra që na e prishin jetën që në mëngjes! Nên emrin e lirisë këto femra ordinere,na tregojnë në fakt ç’është kaosi dhe anarkia, nëpërmjet imoralitetit të tyre ‘të moralshëm’,sepse as nuk skuqen e as nuk sverdhen më. Na vjen zor para fëmijve ,se po n’a i ç’edukojnë me modelet e tyre të çpifura e vulgare,që po tjetërsojnë shoqërinë tonë. E pra antivlera në këtë vend,është institucionale,se tvët janë institucione,ndërsa ato që na nxjerrin në ekran,janë ‘fekalet’ që n’a hedhin çdo ditë dhe n’a bëjnë pis ‘tavolinën’ tonë të ushqimit të përditshëm.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patriot

              Prite se nuk keni pare gje akoma. Nje artikull tjeter sot se ne Kosova ka filluare edukimi I femijeve me termin prindi 1 dhe prindi 2. Pra keto debate te ketyre kurvave nuk jane gje fare perpara ketije termi. Dhe tek ne do te filloi shume shpejte sepse e kerkon America me Europe. Keto emisione jane vetem parapregatitje per kete, dhe kjo vetem 1% te popullsise qe jane LBGT, qe te mos ndjehen te ofenduare. Ky eshte kulmi I diktatures ku e gjithe popullsia duhet ti nenshtrohet tekave te 1%.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .....

                Me bordello eshte Tema qe ju ben reklama falas

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje