
Pamjet e reja nga thellësitë e detit kanë zbuluar konusin e bishtit të nëndetëses Titan, pas shpwrthimit fatal që ndodhi në qershor vitit tw kaluar të kaluar. Videot e publikuara nga Guardia Bregdetare e SHBA-së tregojnë mbetjet e nëndetëses në fund të detit, pas shpërthimit që ndodhi më pak se dy orë pas nisjes drejt mbetjeve të Titanikut, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Një punonjës kyç kishte paralajmëruar për rrezikshmërinë e nëndetëses përpara udhëtimit të fundit dhe ka deklaruar se tragjedia mund të ishte parandaluar nëse një agjenci federale e sigurisë do të kishte hetuar ankesën e tij.
Viktimat e aksidentit u vranë kur presioni intensiv i oqeanit bëri që Titani të rrëzohej në vetvete në brigjet e Newfoundland, Kanada.
Ata ishin eksploruesi britanik Hamish Harding; biznesmeni britanik pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman; Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania amerikane që zotëronte Titan; dhe zhytësi francez Paul-Henri Nargeolet
Lini një Përgjigje