Ka kryer operacion plastik? Ndryshimi në fytyrën e Kıvanç Tatlıtuğ kthehet në temë diskutimi

18 Shtator 2024, 12:35Lifestyle TEMA
Ka kryer operacion plastik? Ndryshimi në fytyrën e Kıvanç

Kıvanç Tatlıtuğ është një ndër aktorët turk më të suksesshëm. Paraqitja e jashtme padyshim që i ka dhënë një “dorë të mirë” popullaritetit që ai ka, jo vetëm në vendin e tij, por në shumë shtete të tjera përfshirë edhe Shqipërinë.

Por, një dalje e tij e fundit ka ngritur shumë polemika mes fansave dhe është bërë tituj për mediat turke.

Aktori ka pozuar për një reklamë, por fansat e tij janë befasuar dhe komentet se duket shumë vite më i ri është ai që dominon.

“Çfarë ka ndodhur me fytyrën e tij, duket shumë herë më i ri”, komenton një ndjekës i aktorit.

Gjithsesi përdorimi i Photoshop-it për efektin e reklamës mbetet një përgjigje e mundshme për pyetjet e fansave./vizionplus.tv/

2 Komente

  1. m
    mesuesi 24

    Ore , mire fytyra , por me qe keta thone e ka origjinen shqiptare, ky emri kivanç çfare emeri eshte se as shqiptar e as turk nuk me ngjan?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëtar i vërtetë

      Në turqi shqiptarët janë asimiluar kur janë çift jo më kur një shqiptar martohej me një turk. Dikur kur shqiptari martohej me turken merte mbiemrin e saj.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje