
Një modele transgjinore, e njohur për praninë e saj në rrjete sociale, u vra brutalisht me thikë në Gjeorgji, vetëm disa ditë pas miratimit të një ligji anti-LGBT që ndalon propagandën LGBT dhe ndryshimet gjinore në vend. Viktima, 37-vjeçari i njohur si Kesaria Abramidze, u gjet e masakruar jashtë shtëpisë së saj në kryeqytetin Tbilisi, pas shumë goditjeve me thikë.
Autoritetet kanë arrestuar një burrë të dyshuar për vrasjen, Beka Jaiani, 26 vjeç, i cili u kap në aeroportin e qytetit ndërsa përpiqej të largohej nga Gjeorgjia. Besohet se ai kishte një njohje të mëparshme me modelen dhe aktoren Abramidze.
Pamjet e sigurisë tregojnë sulmuesin e dyshuar duke pritur në ashensorin e ndërtesës, ndërsa më pas dëgjohen ulërimat e banorëve që gjejnë trupin e përgjakur të viktimës. Abramidze kishte marrë pjesë në një konkurs transgjinor në vitin 2018 dhe kishte folur hapur për operacionet e saj të ndryshimit të seksit. Ky është rasti i tretë i vrasjes së një transgjinoreje në Gjeorgji gjatë viteve të fundit.
Vrasja e Abramidzes ndodhi vetëm disa ditë pas miratimit të një ligji të diskutueshëm, i cili ndalon martesat mes personave të të njëjtit seks, adoptimet nga çiftet e të njëjtit seks, dhe propagandën transgjinore në media dhe shkolla. Ligji, i quajtur "Mbrojtja e familjes dhe e të miturve", ka ngjallur reagime të ashpra nga Bashkimi Europian, i cili e ka kritikuar për diskriminim dhe për nxitje të dhunës ndaj komunitetit LGBT, siç shkruan *Daily Mail*.
Ligji gjithashtu ndalon ndryshimet gjinore që po praktikohen në vendet perëndimore dhe anulon të gjitha martesat e të njëjtit seks të regjistruara më parë në Gjeorgji. Ndërsa Brukseli ka shprehur shqetësime për ndikimin e ligjit mbi të drejtat e njeriut, kryetari i parlamentit, Shalva Papuashvili, një nga mbështetësit kryesorë të tij, tha se qëllimi është "mbrojtja e të miturve nga propaganda homoseksuale dhe forcimi i vlerave tradicionale familjare."
Bravo i qoftë qeverisë gjeorgjiane që kaloi atë ligj. Uroj që edhe Europa të marrë shkasë dhe të zgjohet nga marrëzia në të cilën ndodhet.
Ore, ligje per mbrojtjen e familjes nxirrni sa të doni, sepse BE e ka dhjerë fare me këtë Prindi 1 dhe Prindi 2, dhe që dy burra të puthen në publik të bën per të vjellë. Por per të vrare, nuk vritet njeriut, sepse kalon e drejta nga ana e tjetrit. LGBTQ brenda shtepive te tyre të bejnë çfare të duan, edhe te martohen me njeri tjetrin po te duan. Vetem të mos bëjnë presione tek politika per të ndryshuar qelizën e shoqërise që është familjare. Nuk mund të me detyrosh tani mua që t'i them mbesës time që "Unë jam Gjyshi 1 dhe Nëna në fakt është Gjyshi 2." Apo duan të them unë tani që jam Nëna 2? Ata aktivistët LGBTQ që bëjnë presione të tilla duhen ndaluar me ligj. Por per të vrare, ata janë njerez, si unë e si t'i, dhe vrasja është krim. Ky e shkreta paska qenë dhe e(i) bukur. Ne zgjedhjen e saj personale të jetës nuk kemi pse nderhyjmë. Ishte ai, u bë ajo, të behet çfare të dojë. Është personale. Sado fetar të jesh, mbaje fenë per vete. Sepse pastaj i bie të vrasim të gjithe ata ose ato qe bëjnë operacioni plastike. Njera ndryshon hundën, njera bythën, e njera seksin, aty aty janë. Është çeshtje kufiri.pastaj. "Jo, bythën zmadhoje ti, dhe cicat beji sa dy topa futbolli, por me seksin nuk ke pune." Pra është zgjedhje personale. Persa kohe mbahet personale, nuk ka problem. Kur fillojne pastaj propagandën anti-familje, aty të nderhyje ligji, por jo individi.
Bravo Gjeorgjia per ligjin.
Po mendoja po sikur ne familjet tuaja te kete njerez te kesaj natyre, apo niperit mbesat tuaj te lindin te tille? Si do reagonit? A do ishte mire ti vrisnin? Ti thernin? Si do ndiheshit ju? Kush jemi ne qe te gjykojme jeten e dikujt/ tjetrit? Dhe nese zoti ekziston dhe ne jemi bijte e tij, a nuk eshte vet zoti qe i ka edhe ata bij? Se supozohet qe i madhi na ka sjelle ne jete? Cfare faji ka ai personi se zoti desh te ishte i tille? Epo ai qe i urren keta njerez u bien per pjese, pikerisht sepse zoti u jep nje mesazh! Lerini more njerezit te jetojne si duan dhe merruni me jetet tuaja, kafshe me fytyre njeriu!
Doktoreshe kete lloj morali beja femijeve te tu por mos predikoni per te tjeret. Problemi nuk eshte se cbejne ata me bythen apo veglat e tyre por imponimi qe kerkojne ti bejne pjeses tjeter te shoqerise dhe sidomos femijeve. Sa per kafshe na rrufsh karin, se kafshe je ti qe dhe pse ke formimin dhe arsimimin perkates e quan normale kete fenomen. Ndoshta atje ku ke studiuar per "doktoreshe" te kane mesuar qe femijet lindin nga mashkulli dhe jo femra.
Doktoreshe kete lloj morali beja femijeve te tu por mos predikoni per te tjeret. Problemi nuk eshte se cbejne ata me bythen apo veglat e tyre por imponimi qe kerkojne ti bejne pjeses tjeter te shoqerise dhe sidomos femijeve. Sa per kafshe na rrufsh karin, se kafshe je ti qe dhe pse ke formimin dhe arsimimin perkates e quan normale kete fenomen. Ndoshta atje ku ke studiuar per "doktoreshe" te kane mesuar qe femijet lindin nga mashkulli dhe jo femra.
Mundet moralisht per ne ,te jet dicka qe perben nji shqetesim si Shoqeri e Familje , sepse stimulohen me shume nga Media e Politika ,nderkoh qe problemet e Shoqerie njerezore injorohen ,megjithate , dhuna apo akoma me keq marrja e jetes te tilleve , eshte nji No - Gou e Madhe ,sepse nuk zgjidhim asgje ,por shtojme Probleme