
Në librin e tij me kujtime, princi Harry pretendon se i konsideronte 25 luftëtarët talebanë, të vrarë prej tij, si ‘gurë shahu’ dhe jo si qenie njerëzore. Megjithatë, Steerpike nuk mund të mos e pyesë veten nëse princi i ri ushtar nuk mësoi diçka të dobishme nga kundërshtarët e tij në luftë- artin e sulmeve vetëvrasëse. Të paktën në kuptimin letrar.
‘Spare’, libri i ri me kujtime, është një dinamit, nuk ka dyshime për këtë. Është e vështirë të mendosh për ndonjë libër që ka shpërthyer në mënyrë kaq të shpejtë dhe kaq spektakolare në fytyrën e autorit.
Detajet nga libri, që nisën të vërshojnë dje, e kanë lënë të hutuar grupin e pakësuar të mbështetësve të Harry-t.
Pse duhej të tregonte se sa jetë ka marrë në luftë? Përse i referohet vetes si një ‘hamshor i ri’ teksa jep detaje rrëqethëse për mënyrën se si e humbi virgjërinë? A nuk e kupton ai se si duket? Apo kjo është një thirrje e komplikuar për ndihmë?
Njerëzit që e njohin janë mosbesues. “Sa e trishtuar është kjo,” më tha mbrëmë një mik i vjetër i Harry-t. “Nuk mund ta besoj se po e bën këtë”. Është një pyetje e mirë- pse dikush do ta turpëronte veten në mënyrë kaq mbretërore?
Epo unë e kam një teori, nëse u shkon për shtat. Harry, ushtari besnik, është në një mision sekret për të shpëtuar Familjen Mbretërore. Ai po e bën këtë duke shkatërruar veten për të mirën e tyre.
Shumë monarkistë kanë qenë të shqetësuar se pas vdekjes së Mbretëreshës, Shtëpia e Windsor-ëve do të shpërbëhej. Mbreti Charles nuk mund të jetë kurrë kaq popullor sa Elizabeth. Familjet më të reja mbretërore- jo vetëm Harry dhe Meghan- nuk mund t’i rezistojnë ndërhyrjes në politikë dhe manipulimeve me PR.
Ndoshta Harry e ka kuptuar këtë në një nivel subkoshience- dhe, duke pranuar se ai ishte vetëm rezervë dhe jo trashëgimtari, vendosi të bënte gjithçka që mundet për ta bërë publikun britanik të simpatizonte dhe vlerësonte babanë e tij, Mbretin, dhe vëllanë e tij, mbretin e ardhshëm. Dhe për ta bërë këtë, ai e dinte se duhej të hidhej vetë në plehra. Askush nuk mund të tregojë dashuri më të madhe se kaq.
Për çfarë tjetër duhej të zbulonte Harry se babai i tij iu ishte lutur djemve që të mos ia bënin ‘mizerje’ vitet e fundit të jetës me grindje familjare në një kohë kur ai po nxjerr të gjithë dufin dhe hidhërimin e tij përmes Netflix-it dhe një libri kujtimesh? Për çfarë tjetër do të zbulonte se Charles, i famshëm për krenarinë e tij, kishte mjaftueshëm sens humori sa për t’u tallur me thashethemet se Harry ishte fryti riprodhues i lidhjes së gruas së tij me James Hewitt?
Harry thotë se kjo është një ‘shaka pa shije’. A nuk është qesharake? Aksionet e mbretit Charles nuk kanë qenë kurrë më të larta se sot në mëngjes- dhe për këtë ai mund të falenderojë djalin e gabuar.
Në terma PR-i, dhe këto janë termat e vetëm që kanë rëndësi në këtë epokë ku tabloidët takohen me median sociale, ‘sulmet’ e Dukës ndaj familjes së tij nuk janë asgjë e tillë. Edhe përshkrimi i ‘sulmit’ të William ndaj Harry-t është aq i çuditshëm sa të ngjall admirim ndaj William-it për përpjekjen e tij për të vënë vëllanë në të drejtë.
Mund ta quani Harry-Kiri. Mbreti Charles dhe princi William nuk duhet të bëjnë asgjë. Ata nuk duhet të shpjegojnë, ankohen apo reagojnë. Thjesht heshtni dhe shikoni se si Harry po vetëdigjet në skenën botërore- dhe përpiquni të dukeni sa më dinjitozë dhe shpirtgjerë herën tjetër që do shfaqeni në publik. Mund të jetë vërtet e trishtueshme dhe shqetësuese të shohësh një anëtar të ngushtë të familjes të sillet në mënyrë kaq vetëshkatërruese. Por shfaqja duhet të vazhdojë!
SPECTATOR
Cfare shpetimi do beje ky ordiner qe merr nje kurve
Harry=Spoiled brat!
Sa keq për të. Mendja është gjë e madhe e që ka vlera më shumë se paraja... Të shoqes së tij nuk I flasin as I jati e familja e vetë. Një copë kurvë që jeton duke aktruar.
Hari viktim e nje kurve qe spyt per femijen e saj ,sic thot i jati ,dhe u be sic themi ne popullorce LOLO i ksaj te paftyre ,shpirt katran sic ka dhe ngjyren e prejardhjes ! Zaten pun kurvash si e jema qe ja mori vesh gjith bota flertet e saj per inat te te shoqit ,pa menduar se diskretiton edhe djemt qe ka pjell !Zaten edhe ky trap ra ne duar te ksaj buceje ,e po kercen vallen e saj dhe haroj pozicionin e tij U ben gazi Botes ..