Protestat e forta detyrojnë Jeff Bezos të zhvendosë dasmën luksoze në Venecia

23 Qershor 2025, 16:02Lifestyle TEMA
Protestat e forta detyrojnë Jeff Bezos të zhvendosë dasmën

Një prej dasmave më të përfolura të vitit, ajo e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, është përballur me protesta të forta dhe tensione të mëdha në qytetin e Venecias. Fillimisht planifikuar në sallën historike Scuola Grande della Misericordia, ceremonia luksoze është zhvendosur në zonën më të izoluar dhe të kontrolluar të Arsenale, për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë festimeve.

Vendimi për zhvendosjen u mor pas kundërshtimeve të shumta nga banorët vendas dhe aktivistë, të cilët kanë denoncuar përdorimin e hapësirave publike të qytetit për festa private të elitës globale. Protestat kanë përfshirë aksione simbolike dhe shpalosjen e banderolave në sheshet kryesore të qytetit.

Megjithatë, autoritetet lokale kanë mbrojtur ngjarjen, duke theksuar se ajo përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin dhe investimet në Venecia. Nga ana e tyre, Bezos dhe Sanchez kanë kontribuar në ruajtjen e lagunës veneciane dhe kanë angazhuar staf vendas për organizimin e eventit.

Dasma, që do të zgjasë tri ditë, pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e artit, medias dhe politikës, duke i kthyer sërish sytë drejt qytetit lagunar.

Lini një Përgjigje