
Dy përpjekjet e para të lëshimit të anijes hapësinore “Artemis” dështuan. Dhe pas defektit më të fundit, një humbje e madhe e sasisë hidrogjenit të lëngshëm nga linja e furnizimit në pjesën qendrore të raketës, pritja për nisjen e këtij misioni mund të bëhet edhe më e gjatë.
Për shumë njerëz, duket e pashmangshme një pyetje: Pse sot ka kaq shumë probleme, nëse dikur shkuam në Hënë, me teknologji më primitive, dhe me një mision të ngritur në vetëm 9 vjet? E vërteta? Edhe në atë kohë pati probleme, sepse dërgimi i një anije kozmike në Hënë është shumë më i vështirë nga sa mund ta imagjinojmë.
Por në atë rast, dështimi (apo edhe vetëm vonesa) nuk ishte një opsion. Për të kuptuar klimën në të cilën u organizua misioni i parë amerikan për udhëtimi në Hënë, duhet të kujtojmë periudhën historike nga e cila lindi.
Ishte viti 1961, mesi i Luftës së Ftohtë, kur gara hapësinore kishte marrë një rëndësi simbolike strategjike. Presidenti Xhon Kenedi doli përpara Kongresit për të njoftuar se SHBA do të dërgonte njerëz në Hënë deri në fund të asaj dekade.
Sovjetikët e kishin fituar garën në 2 fazat e para të aventurës njerëzore në hapësirë. Ata kishin arritur të lëshonin satelitin e parë, Sputnik 1, në orbitën e Tokës në vitin 1957. Po në prill të atij viti dërguan atje edhe astronautin e parë, Juri Gagarini.
Prandaj Shtetet e Bashkuara kishin nevojë për sukses të madh që të ishin në gjendje të rikonfirmonin supremacinë e tyre teknologjike dhe ushtarake në sytë e botës, si ndaj rivalëve sovjetikë po ashtu edhe para popullit amerikan. Prandaj, qëllimi i shpallur nga presidenti amerikan ishte i paprecedentë: të dërgonte një njeri në Hënë me një agjenci hapësinore të sapo-krijuar, dhe pa pasur ende gati teknologjitë për të dërguar astronautë në hapësirë.
Për të pasur sukses, NASA-s iu dha një fond prej 100 miliardë dollarësh me kursin e sotëm. Ai nisi zbatimin e njëkohshëm të 2 programeve. Misionin Binjakët, që do të zhvillonte aftësinë për fluturimin në hapësirë, dhe Misionin Apollo, që do të synonte të dërgonte amerikanët në Hënë. Të dyja do të ishin të suksesshme, por jo pa probleme apo aksidente të mundshme.
Falë investimeve të mëdha NASA arriti të ndërtojë brenda 6 vitesh, pra në vitin 1967, moduli hënor Apollo. Ndërkohë ishte gati për t’u testuar raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, Saturn V. Por optimizmi i amerikanëve u zbeh shumë shpejt pas një incidenti që ndodhi gjatë testimi të modulit në orbitën e Tokës në shkurtin e vitit 1967.
Një muaj para nisjes, astronautët Virxhil Grizom, Eduard Uajt dhe Roxher Shafi hynë në kabinë për të kontrolluar procedurat e nisjes. Sapo mbyllën derën njëri prej tyre dha alarmin “Kemi zjarr në kabinë!”. Zjarri u ndez nga një shkëndijë e dalë nga një kabllo me defekt.
I ushqyer nga oksigjeni i pranishëm në kabinë, ai nuk u la asnjë rrugë shpëtimi 3 astronautëve, që mbetën të bllokuar brenda kabinës nga një derë e cila nuk ishte projektuar të hapej me shpejtësi në rast aksidenti. Por ai aksident tragjik i “Apollo 1” nuk e ndaloi programin hapësinor amerikan.
Moduli u ri–projektua e para për të ofruar më shumë siguri për astronautët. Edhe testet e mëvonshme pësuan vonesa të mëdha. Por ato synonin që të shmangin incidentet serioze.
Në fakt, testi i parë i Saturn V, ose misioni Apollo 4, rezultoi i suksesshëm.
Lëshimi pa pilot ndodhi në nëntor 1967, gati 1 vit pas datës së planifikuar në fillim, dhe vetëm pasi inxhinierët e NASA-s arritën të zgjidhnin mbi 1400 probleme të ndryshme teknike që lindën gjatë një inspektimi të urdhëruar nga agjencia pas aksidentit të Misionit Apollo 1.
Pavarësisht problemeve, brenda 6 vjetësh NASA ia doli të projektojë dhe ndërtojë nga e para raketën Saturn V, anija kozmike më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë përpara Sistemit të ri të Udhëtimit në Hapësirë, që do të testohet në misionin Artemis 1, dhe për të cilin u deshën 10 vjet punë.
Një arritje historike, që ndodhi në një periudhë kur eksplorimi i hapësirës ishte ende një aktivitet shumë pionier, dhe kur jetët e astronautëve (dhe të tjerëve) vareshin vazhdimisht në fije të perit. Mos harroni numrin e aksidenteve që ndodhën gjatë fluturimit historik të Apollo 11.
Astronautët Armstrong dhe Aldrin u ulën në Hënë me një sinjal gabimi që pulsonte vazhdimisht (sinjalizonte një mbingarkesë të sistemit kompjuterit) dhe që kërcënonte të ri–formatonte kompjuterin në bordin e modulit hënor. Po ashtu ulja u bë në një zonë të ndryshme nga ajo e parashikuar në stërvitje, teksa furnizimet me karburant po mbaronin rrezikshëm.
Një aventurë që sot nuk do të ishte më e imagjinueshme. Prandaj lëshimi i Artemis 1, duket se do të zgjasë shumë më gjatë sesa duhet. Në këtë mision do të testohet pasardhësi i Saturn V, Sistemi i Nisjes Hapësinore, me një kapacitet shtytës 15 për qind më të madh, dhe që është projektuar për t’u përdorur edhe në misionet e ardhshme për në planetin e kuq, Mars. / Wired – Bota.al
Po sepse mbase kane shkuar ne Hollywood ne vend te Henes! E hongra si konspiracionist!
Kur Hena shihet ajo duket e ndriçuar. Pse atje ishte nate kur qenë astronautet?
Idiot.
Dite ishte o Hana, por qielli ne Hene eshte gjithmone i zi sepse mungon atmosfera.
Germo Tare gërmo se do shkoni edhe në Hënë dhe në Mars. Me plan 5-së vjeçar ……
Po te gjithe e dine pergjigjen....se nuk kemi shkuar asnjehere dhe kjo ishte loje e realizuar ne studiot e Hollywood it!!! Sa rrena kina honger e po hame...ehu aq te mira na u bofshin.
Kane deshtuar dhe do te deshtojne .Hena ka pronarin e saj qe s'lejon askend te shkeli .
Hej..Kujdes!!!! Se po i konsideron amerikanet si me qene tropojane dhe kuksian qe zaptuan Tiranen dhe Durrsin.
Bravo. Ma vodhe mendimin .Shto dhe Meten
Te pakten tropojan e kuksian,dhe pse ke Harru jugoret,Jane NE vendin e tyre ne kufijt e vendit t vet. Amerikanet shkojn aty Ku si tako jasht kufijve te tyre. Ather kush esht.me.e.keqe o tirons NGA skrapari
Nuk Shkon Asnjeri asgjekundi,ne Nevada shkojne .Rrena me bisht si gjoja gjeniu I liberfytyres apo facebook.Ne hajme Cfare na serviret.Me mire pyesni Sazet e Gurit se ai di me shume
Nu'ke keq do gudulisur Karaburuni .
nuk dume mer yahoo te shkojm mo ne Hon. S'na pelqeu hic. Nji far planeti pa asnji fije graviteti ,sa te dukej vetja majmun cirku . E kena dhi Hanen .o kot fare mer yahoo .Ndryshum kurs .I jena fut Marsit . O Mister i gjall ,S'jam tu rrejt . Jane zbulu gjona ne Mars qi vallahi me ja tregu miletit e ktu ne Toke , lujn ne byth .Damethon i hik truni . Jo mo jo ,nuk o muhabeti takimi me Ufo-t se pom'vjen me qesh kur i kutoj bisedat me ta. Kan nji humor qe t'dhin me qesh . Nuk vijme me ne Toke na thane se sa me shum ju afrohemi juve ,na dukeni me te agresive ,me kafshe. hahahah thuj qe s'kan humore . Pasanej hej . Kush t'len me shku ne Hon sot mer ? O e pushtu prek Rusit ,leneni ju se cfar flitet ne Toke . eeeeeeeee Edhe Planeti Mars eshte joni ,na tha nji seminare ne Harizona nji Austronaut Ruse . O Planeti i Kuq o tok Ruse tha. Mos e krryni shum se e dini mir pasanej tha . Por ne do shkojm sa te karikojme baterite .Kush do me ardh te boj kerkes ktu ke stani bazit .
Austronauti, kot po te pyes, ne cfare viti e ke mbaruar filloren ti, apo nuk ke shkuar fare ne shkolle dhe abetaren e bere autididakt kur dilje me dhite e Lales ne mal? Dhe meqe ra llafi, nuk i thone Austronaut, po Astronaut, jo se kush e di cfare ndryshimi ben per ty, po nejse.
? _po ta ve ,vetem lart ,se nga poshte s'ta ve dot (? cengelin ) ma boj hallall e m'kupton qiart. Nashi - ku e kishim muhabetin ne ? aaaa ha ha ha ke shkolla . E kam maru ,4-vjecaren ne Babrru .Mo von , studjova autodidakt ( korrekt ) saher kullosja dhite shpatit te molit . Eeeeeeeeee ke te drejt vallahi ,kur e shkrujta komentin isha mbi gamor tu zdryp malit per ne stan dhe e kam shtyp nji "u" mo shum . Uuuuuuuuuu uuuuuuuuuuu )))) eshte mer ti , cfra duhetktu me kuptu . - Mfal t'boj ene une nji pytje : Noj takim me Ufo-t ke pasur kto kohet e funit ?
Po e kom pas nji takim me UFOt, pim raki, kafe, bom ene i dor muhabet ne m'thon, ruju prej atit Austronautit se osht bir kurve ne nuk ha mut kot. (Me thon t'drejten, sun e mura vesh tamon, a m'thon ruju, a m'thon mos e rruj).
Injorancë pa kufi. Sepse shkenca po u la pas dore, nuk përparon. Ah brez rrotë kari që po rritet...
E kemi te veshtir se kemi harruar rrugen si duket , por muncia me e madhe esht qe : mos te kemi qen kurr atje , por ka qen enderr amerikane , siç genjehet rendom per shum gjera ne kte sistem qe jetojm.
Ore njerez , po ja ... beni sikur shkoni ne hene edhe kete here me nje video me xhiro te ngadalta 2x dhe me rere ne shkretetire. Kete mund ta beje Holywoodi , se e kane edhe gati skenen e viteve 60 ... Jaaa , njeriu i pare u ul ne hene , nje hap i vogel per njeriun ne Holywood , por nje hap i madh per njerezimin ... ca genjeshtrash ore njerez ... Mire qe shkuan ne hene , por vajten 6 here !!!! E bene si linja Tirane - Kombinat ... ha ha ha Po tani , pse nuk ikin dot ne hene? Sepse linjen Toke - Hene e ka privatizuar Elon Musk -- Mire qe udhetimi ne hene ishte nje sukses i madh, por edhe kjo Covid 19 vaksina qenka nje sukses i madh .... ha ha ha sa shume suksese te medhaja ... vazhdoni te besoni genjeshtrat se mire do ju dali.
NASA eshte nje grabites universal i taksave te amerikaneve qe ngopen me lugen bosh.Hollivudi eshte nje ndermarje universale genjeshtrash ne funksion te saj.
Sepse nuk kane shkuar ndonjehere ne hene. Perrallat e luftes se ftohte per pak sa nu i çuan ne hene!
Nuk kane shkuar ndonje here ne Hene. Perrallat e luftes se ftohte per pak desh u ulen ne Mars.
Hahahh
Pse nuk shkohert prape ne Hene? E thjeshte fare: mungon ne apel Von Braun....