Publikoi autobiografinë e saj prej rreth 720 faqesh, Angela Merkel bëhet multimilionere!

26 Nëntor 2024, 12:29Lifestyle TEMA
Publikoi autobiografinë e saj prej rreth 720 faqesh, Angela Merkel

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel bëhet multimilionere me publikimin e kujtimeve në autobiografinë e saj prej rreth 730 faqesh. Libri i ish-kancelares Angela Merkel me titullin “Freedom. Memories 1954 – 2021” pushton jo vetëm tregun gjerman të librave, por edhe atë të rreth 30 vendeve perëndimore dhe jo perëndimore si Kina. Libri ka rreth 730 faqe dhe përfshin vitet 1954-2021, nga fëmijëria dhe rinia në ish-Republikën Demokratike Gjermane, ribashkimi gjerman, deri te karriera e saj politike në Republikën Federale të Gjermanisë deri në përfundimin e mandatit të saj 16-vjeçar si kancelare në vjeshtën e vitit 2021.

70-vjeçarja Merkel do të bëjë edhe një turne në qytetet e mëdha evropiane për të prezantuar librin e saj. Më 2 dhjetor Merkel do të prezantojë në Uashington librin e saj në prani të ish-presidentit amerikan Barack Obama. Nga disa fragmente të publikuara tashmë nga libri në disa media gjermane si dhe nga disa intervista që ka dhënë ish-kancelarja Merkel, merret vesh se në kujtimet e saj ajo trajton edhe çështje aktuale dhe të debatueshme politike. Ajo tregon për shembull për përvojën e saj me presidentin amerikan Donald Trump, dominimin e burrave në politikën gjermane, pranimin e refugjatëve në Gjermani, gjë që ngjalli dhe vazhdon të shkaktojë debate të mëdha në Gjermani, politikën e saj ndaj Rusisë dhe Ukrainës, si dhe këndvështrimin e saj për Vladimir Putinin.

Fotografitë e Merkel-it, Vladimir Putinit dhe qenit të tij labrador, Koni, u bënë të famshme në mbarë botën. Kur kancelarja gjermane ishte për vizitë tek presidenti rus në Soçi në vitin 2007, Putini e lejoi qenin e tij t’i afrohej kancelares, edhe pse e dinte që Angela Merkel kishte fobi nga qentë. Duke iu referuar këtij takimi në librin e saj, Merkel e përshkruan Putinin si “dikë që gjithmonë është vigjilent për ndonjë shenjë se dikush nuk e respekton, por që nga ana tjetër është gjithmonë i gatshëm të mos respektojë të tjerët, si për shembull loja e forcës me qenin apo duke i bërë të gjithë që ta presin.” Gazeta “Kölner Stadt-Anzeiger” shkruante se bëhet fjalë për një “shumë të jashtëzakonshme dyshifrore në miliona” që Merkel do të fitojë me librin. Gazeta “Tagesspiegel” përmendi një shumë prej 12 milionë eurosh./DW

13 Komente

  1. .
    .

    12 milione euro jane pak per kete zonje qe ka bere aq shume per ne si Shqiperi. Politikane e pergjegjshme dhe e pakorruptuar. Pleqerim te mbare Angela.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjermania Lokomotiva e EU..

      Zonje e thjeshte ne jeten e saje dhe me nje suksese te jashtezakonshme ne Politiken e saje , si ne Gjermanite po ashtu dhe ne Bote...Ndimat ne Infrastrukturat e ndertimit si ne Politike dhe ne te gjitha fushat, Gjermania eshte shembull dhe do te ngelet shembull ne ndimen e shqiperise..

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        "Lokomotiven" e ke ne recesion oj shoqe. I ke pare lajmet apo te eshte prere televizori qe para 5 vjetesh? Gjermania po vuan pasojat katastrofike te politikave driteshkurtra te Merkelit dhe Opilafit ne energji, emigracion, politika fiskale, qe e lane Gjermanine ne meshire te Rusise dhe Kines per gaz dhe eksporte. Po iken perlesh.

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjermania Lokomotiva e EU..

        Zonje e thjeshte ne jeten e saje dhe me nje suksese te jashtezakonshme ne Politiken e saje , si ne Gjermanite po ashtu dhe ne Bote...Ndimat ne Infrastrukturat e ndertimit si ne Politike dhe ne te gjitha fushat, Gjermania eshte shembull dhe do te ngelet shembull ne ndimen e shqiperise..

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Njeqind here me historine e qenit moj e uruar. Te paska mbetur horror sikur te leshoi cakallin. Do besh dhe ti ca para se nuk mbeti njeri pa bere liber. Nga Billi me Moniken, tek Obama dhe Mishela, Boris Xhonson kokashta, Berluskon kurvari dhe Trapi. Nuk jeni aq interesant sa e pandehni veten per te derdellitur me 700 faqe pas pilafit kur nuk ka me rendesi.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ?

            E nxori dhe Merkushja librin per te futur evrot ne xhep. Po qente e Putanes qenkan pjesa me interesante ne librin e Merkushes?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eh...

              Po kush i lexon 700 faqe o derezeze? T'ja kishe futur ndonje skandali seksual sic beri Bilja me Monen se te rriteshin shitjet ashtu. Me qente e Putines dhe dallaveret e Trapit nuk shitet libri se per politike serioze s'blejne libra robt. Duan polemika personale. Kishe sajuar dhe ti sic sajojne te gjithe neper autobiografi per te bere me interesante jeten e vet. Ja fusje qe ishe dashnore me Sarkon se ju bene cift per ca kohe mediat.

                  Eh..

                  1. H
                    Hata

                    Bota digjet, Merkelja ben tur per te shit liber

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Thate fare

                      Cfar te shfletosh thuaj? Per kurvarin Klinton gjene e hap tek faqet e Monikes. Po ketu cfar te lexosh? Cfar notash mori Angela ne kohen e Bashkimit Sovjetik? Apo per konet qe i nxori Putana qe akoma se paska marre veten nga tronditja?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        ShurrA

                        Do jete edhe me i merzitshem se Mein Kampf i musteqes.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bulldogu i Vladit

                          Cjane keta budallenj politikan dhe zonjat dhe zoterushat e tyre te pare, qe na bejne autobiografi nga 700 faqe sikur jane interesant shume. Edhe te thuash qe shkove ne Everest dhe te doli ujku i malit perpara, nuk ta blen njeri.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje