Punoi për vite në superjahte, 37-vjeçarja tregon sekretet e errëta të festave luksoze: “Unaza e martesës bëhet dekor”

10 Mars 2026, 15:39Lifestyle TEMA
Punoi për vite në superjahte, 37-vjeçarja tregon sekretet e

Pushimet luksoze në superjahte shpesh shihen si simbol i jetës së ëndrrave për miliarderët dhe biznesmenët e pasur. Por sipas një ish-punonjëseje të këtyre jahteve, realiteti pas kuintave nuk është gjithmonë aq elegant sa duket.

Raissa Bellini, 37 vjeçe, ka rrëfyer për mediat e huaja përvojën e saj pas pesë vitesh pune në një superjaht luksoz që lundronte në disa nga destinacionet më ekskluzive të Mesdheut. Gjatë kësaj kohe ajo ka shoqëruar klientë të pasur dhe të famshëm në udhëtime që përfshinin ndalesa në vende të njohura për jetën e natës, si Ibiza dhe ishujt grekë.

Megjithatë, sipas saj, një fenomen përsëritej shpesh gjatë këtyre udhëtimeve: sjellja e disa burrave të martuar ndryshonte sapo ndodheshin larg syve të publikut.

“Në det, disa burra mendojnë se rregullat nuk zbatohen. Është sikur e lënë jetën e tyre të vërtetë në breg. Unaza e martesës papritmas bëhet një dekor”, është shprehur Bellini.

Ajo tregon se në shumë raste klientët përpiqeshin të flirtonin me stafin e jahteve. Sipas saj, disa prej tyre shfaqeshin në zonat ku punonte, bënin komplimente dhe përpiqeshin të afroheshin më shumë se ç’duhej.

Bellini thekson se edhe vetë ambienti i mbyllur i jahtit e bën situatën më të ndërlikuar.

“Kur je në mes të oqeanit, nuk ke ku të shkosh. Nuk mund të largohesh thjesht. Je në varkën e tyre dhe kjo e ndryshon dinamikën”, ka rrëfyer ajo.

Sipas saj, në jetën publike këta persona shpesh paraqiten si biznesmenë seriozë dhe burra familjarë, por gjatë pushimeve në det disa prej tyre provonin të testonin kufijtë me stafin.

Pas pesë vitesh në këtë industri, Bellini ka vendosur të largohet nga puna në superjahte, duke lënë pas një eksperiencë që, sipas saj, zbulon një anë më pak të njohur të jetës luksoze në det.

6 Komente

  1. P
    Pjeter

    Mbasi e perdori vaginen e vet sa i deshi trapi, tani ben lanet ata qe i siguruan mireqenje e jete plot kenaqesi seksuale ne shoqerine e gjithe racave te peniseve!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Heret qenka kujtuare pas 5 vjete? Po tani ku po punon ne Dubai apo ka hapure bisnes me parate e fituara?

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erik

        Bejne brekegrisurit si bosa dhe kerkojne nga 2-3 dashnore, jo me ata qe kane boten nen kembe.

        Përgjigjjuni
        1. Çapajev

          Me kte foton na binde perfundimisht qe te paskerka ardhur ne maje te hundes puna neper jahte luksoze. Tani nje pyetje kam une. Kush paguante me mire? Se fillon sezoni tani, Dubai ka rene per momentin.

          Përgjigjjuni
          1. e
            edukata morale

            mjaft fole per te tjeret moj vajze e mbare! nuk na the sa leke bere, si dhe sa here u qive...

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajane hesapi

              Per cilen unaze e ka fjalen? Per unaze e gishti, apo per unaze e Hajdarit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje