Pushuesit popullojnë bregdetin: Rriten prenotimet për fundin e Majit dhe fillimin e Qershorit

22 Maj 2022, 19:59Lifestyle TEMA

Pushuesit popullojnë bregdetin: Rriten prenotimet për fundin e Majit

Fundjava ka sjellë dyndje pushuesish në zonat bregdetare. Temperaturat e larta, kanë bërë që qindra vizitorë vendas dhe të huaj t’i drejtohen bregdetit të Durrësit. Krahas plazhit të Durrësit dyndje vizitorësh ka patur edhe në plazhin e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Edhe bregdeti i Shëngjinit ka regjistruar numër të lartë pushuesish. Shumica e tyre janë nga Kosova. Sipas subjekteve private prenotimet po shtohen gjithnjë e më shumë edhe për qershorin ku në Shëngjin starton edhe festivali UNUM.

Ndonëse zyrtarisht Velipoja, plazhi më i madh i veriut, nuk e ka çelur sezonin turistik,  pushuesit nuk kanë pritur. Sipas autoriteteve këtë vit vetëm në plazhin e Velipojës pritet të presë më shume se 100.000 vizitorë.

Të dhënat e tur-operatorëve tregojnë se këtë vit Shqipëria pritet të ketë 15 % më shumë turistë si viti 2019.

1 Komente

  1. J
    John Qelbashi

    Komb dembelesh! Mezi presin re shullehen ne diell. Ketu ne New York ku jetoj une nuk shikon kembe njeriu ne plazh. Te gjithe ne pune!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje