Miliarderi amerikan, Jared Isaacman, i cili drejtoi një ekuipazh prej katër personazh në hapësirë, është kthyer sërish në tokë, pasi realizoi shëtitjen e parë në hapësirë për një civil.
Kapsula e anijes kozmike të kompanisë SpaceX është ulur në brigjet Floridas ditën e dielë. Një ekip i SpaceX ka bërë të mundur nxjerrjen e kapsulës bashkë me ekuipazhin gjysmë ore pas uljes.
Ekipi prej katër personash përbëhej nga inxhinierët e SpaceX, Anna Menon dhe Sarah Gills, si edhe nga piloti Scott Poteet dhe miliarderi 41-vjeçar, Isaacman. Ata u nisën të hënën drejt hapësirës, duke arritur një distancë të papërshkuar nga askush tjetër gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, teksa eskploruan edhe rripin e rrezatimit Van Allen.
Msisioni i emërtuar “Polaris Dawn” arriti lartësinë maksimale prej 870 miljesh, një lartësi rreth tri herë më e madhe se sa ajo e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dhe distanca më e largët e arritur që nga misioni Apollo në Hënë.
Lini një Përgjigje