Ekuipazhi i “Polaris Dawn” ka realizuar misionin e parë komercial në hapësirë. Miliarderi amerikan Jared Isaacman, i cili iu bashkua misionit të nisur nga kompania “SpaceX” ka arritur gjithashtu të realizojë edhe shëtitjen e parë në hapësirë për një person civil.
Isaacman ishte i pari i cili la anijen kozmike, ndërsa u pasua nga inxhinierja e “SpaceX”, Sarah Gillis.
“Në tokë, të gjithë kemi ende shumë për të bërë. Por, nga këtu duket padyshim një botë perfekte,” tha Isaacman, ndërsa kapsula fluturonte mbi Paqësorin jugor.
Shëtitja në hapësirë ishte foksui kryesor i misionit pesë ditor, financuar nga Isaacman dhe kompania “SpaceX” në pronësi të Elon Musk.
Gjithmonë e më tepër pasagjerë të pasur po investojnë shuma të mëdha për të udhëtime në hapësirë me anije kozmike private, për të përjetuar qoftë edhe pak minuta mungesë graviteti.
Deri tani, vetëm 263 persona kanë arritur të realizojnë një shëtitje në hapësirë, por të gjithë kanë qenë astronaut profesionistë. Shëtitja e parë u realizua nga astronauti sovjetik Aleksei Leonov në vitin 1965, i ndjekur disa muajj më pas nga Ed White i NASA-s.
Lini një Përgjigje